More

    Sot fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës s’kanë pajisje për mësim online

    Në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri shkollor 2020/21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19.

    Një ditë para fillimit të mësimit, ministrja Milla Carvoska tha se ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim.

    Carovska tha se mësimi me prezencë fizike do t’u lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjekë mësimin nga distanca.

    “Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek të dashurit – fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Digjitalizimi është një përfitim për shoqërinë, dhe mësuesit tanë kur nuk ka koronavirus do të kenë aftësi digjitale. Unë nuk shoh arsye për të mos pasur një vit të suksesshëm shkollor”, tha Carovska.

    Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të fillojë përkohësisht në “Microsoft Teams”.

    “Ne mbetemi më tej në sfidë. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë ndryshime, për të parë se ku kemi gabuar, sepse kemi një problem kompleks për të zgjidhur dhe për të përmirësuar plotësisht platformën dhe për të zënë vendin e duhur në procesin arsimor”, tha Boro Jakimovski, prodekan i Fakultetit të Shkencave Informatike.

    Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, ky sistem pësoi rënie, duke shkaktuar zhgënjim të madh dhe kaos. Një pjesë të komunave kanë paralajmëruar bojkot duke iu bashkuar thirrjeve të prindërve.

    Edhe gjatë ditës së djeshme shumë shkolla u përballën me probleme të shumta derisa testuan orët e mësimit nga distanca.

    “Jam skeptik, e thash edhe diku tjetër që kyçja e nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do të jetë problem”, tha Riza Etemi, drejtor i shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.

    Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Të martën ditë pushimi në të gjith Maqedoninë

    Dita e Shën Klimentit të Ohrit – 8 Dhjetori 2020 (e martë) është ditë jo pune për të gjithë...

    Banorët e Sarajit kërkojnë rrethrrotullim!

    Këto dy vija të plota në bulevardin Gjorçe Petrov, po i paguajnë shtrenjtë banorët e Sarajit. Në mungesë të një...

    Sot përsëri bllokohen rrugët e Shkupit

    Partia opozitare VMRO-DPMNE me anë të një komunikate për media u ka bërë thirrje qytetarëve që sot t’u bashkohen...

    29 viktima dhe 1 069 raste të reja me koronavirus, shërohen 1 242 persona

    Numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë se i të infektuarve. Kështu nga...