More

    Sot, kujtojmë lindjen e Heroit të popullit Isa Boletini

    Më 15 janar 1864 lindi Isa Boletini, luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar, Hero i Popullit. Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës.

    Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane. Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi.

    Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë. Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundër osmane të viteve 1908-1912. Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj.

    Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

    Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ali Ahmeti fton liderët e partive shqiptare në takim më 13 gusht

    Lideri i Partisë fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut Ali Ahmeti i ka ftuar gjithë liderët tjerë të partive...

    Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

    Sot në mëngjes po zbatohet spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. Me këtë, siç kumtoi...

    Mot me diell, pasdite me të reshura dhe bubullimë

    Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal...

    Italia e mbyllur për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën deri më 7 shtator

    Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket...