More

    Sot, përkujtojmë ndarjen nga jeta të Naim Frashërit (1846-1900)

    Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.
    Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.
    Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..
    Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 Tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarve! 26 të vdekur dhe 1295 raste të reja me Covid-19

    1295 të infektuar me koronavirus janë regjistruar brenda 24 orëve informon ministria e Shëndetësisë nga gjithsej 3315 teste të...

    Avni Rustemi dhe Driton Lleshi takuan kryetarin e Komitetit Olimpik të Maqedonisë

    Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Avni Rustemi dhe kryetari i Federatës së Kajakut në Maqedoninë...

    Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

    Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme e ka pranuar ofertën përfundimtare të Halk...

    Zbukurohet obori i xhamisë në fshatin Raçe

    Sot në fshatin Raçe ka filluar investimi i radhës në Xhaminë e epërme. Bëhet fjalë për rregullimin e oborrit...