More

    Spasovski: Holokausti ndaj romëve është një nga humbjet më të mëdha të njerëzimit

    Holokausti ndaj romëve nuk guxon të mbetet në harresë. Detyra jonë politike dhe morale është të ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj, hebrenj, romë, sllavë dhe të gjithë popuj të tjerë, asnjëherë të mos harrohen. Ta ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj, tha kryeministri Oliver Spasovski në komemoracionin me rastin e kujtimit të viktimave të gjenocidit romë në Luftën e Dytë Botërore – 2 gusht e cila u zhvillua para Muzeut të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë.

    “Me këtë ngjarje sot shënojmë një nga ngjarjet dhe proceset më tragjike në historinë e njerëzimit, holokaustin që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore është kryer ndaj romëve dhe sintët si pjesë e idesë më të errët për të ashtuquajturën zgjidhje përfundimtare të kërcënimit nazist dhe fashist ndaj botës së lirë në atë periudhë. Kjo është një ditë kur kujtojmë se mes viteve 1933 dhe 1945 nazistët të cilët me bashkëpunëtorët e tyre vranë qindra mijëra romë, burra, gra dhe fëmijë në pjesë të Evropës të cilët kanë qenë nën okupimin fashist. Romët në Evropë kanë qenë cak i persekutimit nga nazistët, ndërsa vrasjet masive kanë arritur kulmin në periudhën prej 31 korrik deri 2 gusht 1944 kur gjermanët filluan likuidimin në Aushvic…, ku vetëm në këtë kamp të vdekjes u vranë pothuajse 3.000 romë. Kjo është një nga disfatat më të mëdha të njerëzimit në histori dhe prandaj holokausti kundër romëve nuk guxon të harrohet, siç e quajnë holokaustin e harruar”, tha Spasovski.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vjen përforëcimi i radhës, Elvin Yunuszada

    Skuadra e FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar edhe një përforcim, bëhet fjalë për qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin...

    Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

    Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit...

    Kosovë/ ​12 të vdekur nga COVID-19

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462...

    Nuhiu i nënshkroi aktet për emblema dygjëhësore të policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu publikoi në Fejsbuk se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave...