Home / ARSIMI / Studeniçani me numër rekord të nxënësve

Studeniçani me numër rekord të nxënësve

Kur në shumicën e rajoneve të Maqedonisë së Veriut numri i nxënësve për çdo vit reduktohet dhe mbyllet nga një paralele, në Sh.f. “Naim Frashëri” në Studeniçan ndodh e kundërta.

Vetëm në vitin shkollor 2019/2020, në bankat shkollore janë ulur 224 nxënës të klasës së parë. Ky numër vitin e kaluar ishte 200, ndërsa këtë vit ka kaluar këtë shifër.

Për çdo vit numri i nxënësve të ri shtohet më shumë se 10% ndërsa sipas autoriteteve të Sh.f. “Naim Frashëri”, kapaciteti i objektit të shkollës nuk i përmbush nevojat e nxënësve dhe si rrjedhojë shtrohet nevoja që çdo dy vjet të ndërtohen nga dy klasë të reja.

Aktualisht Sh.f. “Naim Frashëri” në Studeniçan numëron 1684 nxënës.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *