More

    STUDENTËT E MEKATRONIKËS PREZANTUAN PAJISJE TË PRODHUAR NGA VETË ATA

    - Marketing -

    Studentët e Mekatronikës të vitit të 3-të pranë Universitetit ‘’Nënë Tereza’’ në Shkup prezantuan sot një pajisje për bluarje dhe përzierje, të dizajnuar dhe realizuar nga vetë ata.

    Studentët e vitit të 3-të, drejtimi Mekatronikë nën mentorimin e Prof. Dr. Shaban Buzës, në lëndën Teknoligjia e Prodhimit në Mekatronikë 2, dizajnuan dhe realizuan një pajisje për bluarje. E veçantja e këtij projekti është se studentët ishin projektues dhe dizajnues, dhe të njëjtin e realizuan si pajisje e cila u tregua si funksionale në kryerjen e detyrës se planifikuar.

    Me këtë studentët dëshmuan se si pjesën teorike e shfrytzojnë në praktikë për të realizuar një pajisje funksionale.

    Studentët Ismail Sali, Ridvan Alii, Mensur Mejdi, Blerim Sulemani dhe Ubejt Lutfiu sot prezentuan dhe lëshuan në funksionim pajsjen multifunskionale, e cila si për detyrë të parë e ka bluarjen dhe pjesa e dytë përzierjen.

    Pjesë tjetër shumë e rëndësishme është edhe pjesa e jashtme e cila mundëson mbrojtje dhe izolim të materies e cila bluhet dhe perzihet veçanërisht produktet ushqimore, duke mundësuar një proces të sigurtë dhe të pastër.

    Studentët demonstruan aftësitë e tyre në prezencë të profesorit Agim Jusufi, që mbësteti ata duke iu mundësuar ti shfrytëzojnë hapësirat punuese në shkollën e mesme e autotrafikut ‘Boro Petrushevski’, si dhe bashkëpunim me studentë nga Universiteti i Prishtinës, dega mekatronikë.

    I pranishëm në prezantim ishte edhe Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani i cili në kuadër të zbatimi të eksperimentit theksoi kënaqësin që studentët avancojnë njohuritë e tyre teorike në nivele praktike, që në fakt është edhe synim kryesorë i vetë Universitetit, për të orientuar programet studimore me hapësira të theksuara edhe të lëndëve praktike, në bazë të tre shtyllave studmore: arsim, shkenc; dhe efikasitet, si njohuri e tregut të punës në ekonomin; moderne.

    Pollozhani paralajmërioi promovimin e hapësirave të reja laboratorike, që do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit Teknologik.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

    Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës duke e çuar në 23 numrin e personave...

    PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

    PDSH kërkon që të anulohen provimet e maturës shtetërore, për shkak të coronavirusit. Por kërkojnë që maturantët të pajisen...

    Në Shkup gjatë orës policore janë zbuluar imigrantë nga Siria, Palestina dhe Maroko

    Në rrugën “Dimo Haxhi Dimo” në Shkup dje (8 prill) gjatë orës policore janë kapur tre imigrantë. Bëhet fjalë për...

    Ansambli DUFLLA Me Ide Kreative (Video)

    Virusi Korona që pezulloi të gjitha aktivitet kulturore e artistike në të gjithë botën, izoloi pothuajse mbarë botën. Mirëpo...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -