More

    Ta promovojmë turizmin vendas

    lake-ohrid1

    Me promovim të më shumë se dhjetë videove të xhiruara në destinacione të ndryshme turistike në vend qytetarët do të motivohen t’i vizitojnë kapacitetet vendase, por edhe t’i njohin më mirë bukuritë e Maqedonsië së Veriut, theksoi drejtori i Agjencisë për zhvillim dhe mbështetje të turizmit, Lubço Janevski. Kriza me Covid-19 ka shkaktuar dëme serioze në këtë sektor, por presim rimëkëmbje graduale, deklaroi ambasadorja e Zvicrës në vend Sibel Zuter.

    Shëtitje me kuaj, çiklizëm, paraglajdim, alpinizëm, zhytje, janë vetëm një pejsë e aktiviteteve që popullata në vend do të mund t’i realizojë duke i vizituar destinacionet më të bukura turistike në vend. Kriza me Covid-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e turizmit, thotë ambasadorja e Zvicrës në vend, Sibel Zuter, duke shtuar se pret rimëkëmbje graduale.

    “Për fat të keq pandemia me Covid-19 e ka vendosur botën përpara shumë sfidave, ndërsa kjo vlen posaçërisht për sektrin e turizmit. Mundësitë për këtë sektor janë qasje më e mirë për turistët vendas dhe të shpresojmë së shpejti edhe për ata të huaj. Maqedonia është vend shumë i bukur, ndërsa qytetarët përmes kësaj fushate do të kenë mundësi ta njohin më mirë” ,tha Zuter.

    Turizmi që duhet ta përmirësojmë në vitet që vinë duhet të jetë i gjelbërt, i qëndrueshëm me kapacitet të plotë, theksoi drejtori i Agjencisë për zhvillim dhe mbështetje të turizmit, Lubço Janevski.

    “Nuk kam dilemë se duhet të jetë i gjelbër, se ai duhet të jetë i qëndrueshëm dhe avanturistik. Ne jemi të vendosur para një sfide që deri në fund të vitit 2020 të realizojmë 2 milion qëndrime, pse të mos e bëjmë këtë, për këtë arsye ju bëj thirrje që të gjithë ta zbulojmë këtë destinacion, Republikën e Maqedonisë së Veriut, në një mënyrë tjetër” , tha Janevski.

    Për dallim nga viti i kaluar kryetari i klubit të paraglajdimit “Feniks” Goran Stojkovski për TV Klan thotë se numër gjithnjë e më i ulët i qytetarëve dëshirojnë të fluturojnë, arsyet lidhen me çmimin më të lartë por edhe me mungesën e turistëve të huaj.

    “Fluturimi kushton 50 deri në 60 euro, varësisht nga aranzhmani, vitin e kaluar vetëm unë me turistë nga Holanda kam pasur 315 fluturime, këtë vit është shumë dobët, fluturojmë nga Vodno, Skopska Cërna Gora, Galiçica, Krusheva ose Mavrova, me pilotë të licencuar” ,tha Stojkovski.

    Si stimulim që qytetarët të kenë mundësi  të vizitojnë sa më shumë destinacione në vend janë kartelat pagesore vendase, afati për dhënien e të cilave përfundon nesër. Me vauçerët për turizëm në të gjitha bujtinat dhe hotelet e regjistruara qytetarët do të mund të qëndrojnë dhe të kënaqen në ditët e verës.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vjen përforëcimi i radhës, Elvin Yunuszada

    Skuadra e FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar edhe një përforcim, bëhet fjalë për qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin...

    Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

    Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit...

    Kosovë/ ​12 të vdekur nga COVID-19

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462...

    Nuhiu i nënshkroi aktet për emblema dygjëhësore të policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu publikoi në Fejsbuk se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave...