More

    Taulanti firmos akordin/ Basel “lidh” Xhakën deri në vitin 2024

    Futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka do të jetë edhe për 4 vjet të tjerë me fanelën e skuadrës së Basel, gjigantët e ligës zvicerane që përkundër parashikimeve vendosën të rinovojnë me lojtarin energjik.

    Motori i mesfushës së kampionëve helvetikë zyrtarizoi akordin që e mban në Saint Xhejkob Park deri në 2024, me ekipin në qytetin ku lindi dhe u rrit.

    “Është e vështirë të them me fjalë se çfarë nënkupton kjo skuadër dhe ky qytet për mua. Tifozët e mrekullueshëm dhe gjithçka tjetër. Jam krenar që do vazhdoj të mbaj veshur ngjyrat e Bazel. Synimi ynë është të mbetemi konkurrues dhe unë do ndihmoj të arrijmë këtë’, tha ai.

    Taulant Xhaka ka luajtur për Bazel prej thuajse dy dekadash tashmë, dhe që prej moshës 12 vjeç, ai ka provuar vetëm një fanelë tjetër përkohësisht, atë të Konkordias, për tu rikthyer sërish te gjigantët helvetikë.

    Bazel vlerësoi rinovimin me mesfushorin mbrojtës me një kolazh emocionues që u pëlqye shumë edhe nga tifozët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Aksident rrugor në RMV, 17 të lënduar

    Në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Shtip – Radovish janë lënduar 17 persona. Aksidenti që ka ndodhur...

    Moti sot në Maqedoni

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, si dhe...

    Bllokohet platforma për mësim online

    Ndërkohë që mësimin online më 1 tetor duhet ta ndjekin nxënësit e shkollave që nuk siguruan leje për mësim...

    Ish-ministri i policisë Jankullovska përfundon në burg (FOTO)

    Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankiullovska është dërguar në burgun e Idrizovës. Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të...