More

    Të festojmë me përgjegjësi, me respektim maksimal të masave kundër Kovid-19


    Festoni me përgjegjësi, mbani maskë, mos o gruponi, mos festoni, por shënoni në mënyrë modeste, është porosia të cilën ditëve por edhe javëve të fundit, vazhdimisht e dërgojnë autoritetet shëndetësore dhe kreu shtetëror. Ata bëjnë thirrje që maksimalisht t’i respektojmë masat për mbrojtje dhe me sjelljen tonë t’i mbështesim ata të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit korona – mjekët, punonjësit mjekësorë, Armata, policia dhe shërbimet inspektuese.

    Porosi të ngjashme dërgojnë edhe bashkësitë fetare. Porosisin që të jemi në rrethin e familjes dhe të shmangim tubimet.

    Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi plan të posaçëm operativ për sonte, 31 dhjetor, kur duhet ta përcëllimin vitin e vjetër dhe ta presim atë të riun, 2021, por edhe gjatë ditës së nesërme, 1 janar. Inspektorati Shtetëror i Tregut, paralajmëroi se kontrollet do të përforcohen, si deri më tani, që të parandalohet secila shkelje eventuale dhe mosrespektim i protokolleve.

    “Ju bëj thirrje, mbështetjen dhe respektin e madh për mjekët, infermierët, policinë dhe armatën, ta shprehim me sjelljen më të përgjegjshme dhe me respektim të plotë të masave në periudhën në vazhdim. Erdhën festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Të urojmë shëndet, por mbi të gjitha të kontribuojmë me sjelljen tonë ndaj shëndetit. Nëse kemi shëndet, do të jemi në gjendje të punojmë, të fitojmë, të shoqërohemi, të jetojmë dhe të duam njëri-tjetrin në rrethin e familjes dhe të dashurve. Prandaj, festoni me përgjegjësi – mbani maskë, mos u gruponi, mos festoni, por shënoni me modesti. Ne duhet ta bëjmë atë derisa të kryhet vaksinimi. Apeloj edhe një herë që të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të dashur dhe shëndetin publik. T’i respektojë masat – t’i mbështesim të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës”, tha kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen përmes videos për qytetarët më 27 dhjetor.

    Sipas tij, ky vit që po shkon do të mbahet mend për krizën shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi korona, te ne por edhe në gjithë botën.

    “Ishte dhe është akoma shumë vështirë. Por ne të gjithë jemi të angazhuar – secili prej nesh është i shqetësuar dhe kontribuon me ndihmë dhe mbështetje sepse ka të bëjë me shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të dashur dhe shëndetin publik. Por në këtë luftë, JU, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe ndihmësit në spitale jeni në linjën e parë. Të gjithë JU, në muajt e kaluar, jeni në vijën e parë të luftës kundër virusit të rrezikshëm – ju mbroni shëndetin tonë, që do të thotë se rrezikoni tuajin, për hir të të gjithë neve. JU, pjesëtarët e policisë, armata dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj krize jeni në vijën e frontit, jeni heronjtë tanë. Faleminderit për gjithë sakrificën dhe guximin”, theksoi Zaevi duke shprehur falënderime publikisht.

    Edhe ministri i i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në disa raste bëri thirrje për festim të ndërgjegjshëm për festat e Vitit të Ri dhe atyre fetare – pa grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik. Ai përkujtoi se nëse dikush direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve, do të duhet të mbajë përgjegjësi.

    “Prania e policisë gjithmonë ishte përforcuar rreth Vitit të Ri dhe festave të tjera gjatë janarit sepse është shumë me rëndësi që të ruhet rendi dhe qetësia publike, ndërsa këtë e tregon numri i vogël i denoncimeve dhe incidenteve gjatë vitit të kaluar. Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit, si dhe ditën e nesërme më 1 janar, për këtë bëjmë thirrje për festim me vetëdije, pa grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik, nëse dikush direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të mbajë përgjegjësi”, shkroi gjatë fundjavës në profilin e tij në Fejsbuk Spasovski, duke shtuar se u zhdukën denoncimet për festime grupore nëpër uikend-shtëpiza për Vitin e Ri pasi filluan kontrollet përmes Sektorit për Parandalim pranë MPB.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Një pjesë e Sarajit nesër pa energji elektrike

    Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër do të mbeten pa energji elektrike...

    Grubi sot personalisht u ndau vendime një pjese të nëpunësve administrativë

    Sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi një pjese të nëpunësve administrativ personalisht ua ka...

    Qeveria emron edhe një drejtor nga Saraji

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore sonte ka emëruar një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve shtetërore. Ndër...

    Covid-19/ 21 të vdekur ,444 raste të reja

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2518 teste, ndërsa janë regjistruar 444 ratse të reja me Kovid 19-informon...