Home / LAJME / TetovaSot mëson: Gjatë fundjavës pritet takim Kasami-Thaçi?

TetovaSot mëson: Gjatë fundjavës pritet takim Kasami-Thaçi?

Takimet e liderëve shqiptarë janë intesifikuar ditëve të fundit, për koalicionime të mundshme në zgjedhjet e 12 prillit. Disa ditë më parë u takuan Bilall Kasami dhe Ziadin Sela për të arritur “ujdi” për të dal bashk në zgjedhje. Mbrëmë kreu i ASH-së Sela është takuar edhe me Afrim Gashin e Alternativës, duke shpresuar për koalicion. Kreu i ASH-së insiston që në koalicionin opozitar të fusë edhe parti të pushtetit, gjegjësisht Alternativën. Siç mëson Tetovasot, në fundjavë pritet të takohet edhe Bilall Kasami me Menduh Thaçin, për të forcuar frontin opozitarë edhe më shumë, karshi BDI-së. Ndryshe, në paraqitjet publike, kreu i BESËS Kasami ka deklaruar se është i gatshëm të hap edhe më shumë frontin opozitar që fitorja të jetë më e madhe më 12 prill. Ai gjithashtu u ka bërë apel edhe shoqërive civile, intelektualëve dhe gjithë atyre që e duan ndryshimin./ts.mk/

About Derveni Info

Check Also

NP Higjiena Komunale Shkup do ta transportojë mbetjen e mbledhur nga aksioni i madh për pastrim i administratës shtetërore

“Të punësuarit në administratën e NP Higjiena Komunale-Shkup sot iu bashkëngjitën aksionit të madh për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *