More

    Thaçi: Ministri i Kulturës të sqarojë udhëtimet në Iran

    - Marketing -

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dje publikisht nga Prokuroria e shtetit kërkoi prononcime për dy raste që kanë të bëjnë me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe Ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili nga radhët e partisë Alternativa. Thaçi pyeti prokurorin përse ende nuk ka procedurë penale për kërcënimet që i janë bërë deputetit Nexhbedin Karehmani në kohën kur ai iu bashkangjit partisë Alternativa nga ana e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit. Thaçi pyeti edhe ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, se si i shpjegon udhëtimet e tij të, siç është shprehur Thaçi, shpeshta në Iran dhe sa pasaporta ka nxjerr deri më tani.
    “Pse Prokurori fle gjumë kur kemi një deklaratë se është kërcënuar një deputet apo një kryetar partie si Nexhbedin Karehmani. Edhe ai e vërteton këtë deklaratë në publik se është kërcënuar dhe ka qenë i kërcënuar prej Bilallit dhe partisë së Bilallit, ndërsa është denoncuar në Ministrinë e Brendshme ditën që ka ndodh kërcënimi. Pyetja e dytë për ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili se, a ka mundësi që ministri i Kulturës të na nxjerr të gjitha pasaportat e vet prej vitit 90 dhe të na shpjegojë se për çfarë arsye ka me dhjetëra e dhjetëra udhëtime në Teheran. Mirë është që MPB-ja të na nxjerrë të gjithë dokumentacionin dhe pasaportat dhe ta shohim se a do të mundet ministri i Kulturës të na jep një sqarim të vërtetë për këto udhëtime drejt Iranit dhe Teheranit”, deklaroi Thaçi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

    Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës duke e çuar në 23 numrin e personave...

    PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

    PDSH kërkon që të anulohen provimet e maturës shtetërore, për shkak të coronavirusit. Por kërkojnë që maturantët të pajisen...

    Në Shkup gjatë orës policore janë zbuluar imigrantë nga Siria, Palestina dhe Maroko

    Në rrugën “Dimo Haxhi Dimo” në Shkup dje (8 prill) gjatë orës policore janë kapur tre imigrantë. Bëhet fjalë për...

    Ansambli DUFLLA Me Ide Kreative (Video)

    Virusi Korona që pezulloi të gjitha aktivitet kulturore e artistike në të gjithë botën, izoloi pothuajse mbarë botën. Mirëpo...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -