More

    “Toka e Mjaltë”: Nuk fituam Oskar, por jemi plotësisht të vetëdijshëm për madhështinë e këtij filmi

    - Marketing -

    Krahas asaj se, “Toka e Mjaltë” nuk fitoi Oskar, jemi plotësisht të vetëdijshëm për madhështinë e këtij filmi, për rendësinë e mesazhit që e transmeton, për fuqinë e tregimeve të pafundme që fshihen në këtë vend dhe për shumë aktorët tanë, të cilët dinë sesi këto tregime t’ia përcjellin publikut. Ne jemi të nderuar që jemi nominuar përkrah këtyre filmbërësve të mëdhenj me histori të guximshme, duke iu drejtuar njerëzve në të gjithë botën në gjuhën universale të kinematografisë, njoftoi ekipi “Toka e Mjaltë” (Honeymoon) në faqen e Fejsbukut të filmit pasi mbaroi ndarja e Oskarëve.

    Ata thonë se nuk ishte e parashikueshme që filmi ynë të hynte në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe në historinë e nominimeve për “Oskar”. “Toka e Mjaltë” u nominua në dy kategori, për Filmin më të mirë dokumentar dhe Filmin ndërkombëtar më të mirë

    “Kur promovuam filmin në Festivalin e Filmit ‘Sandans’ më shumë se një vit më parë, ne nuk shpresonim që do të arrijmë kaq larg. Falënderojmë të gjithë ata që besuan në filmin tonë të vogël dhe na mbështetën, e veçanërisht falënderojmë distributorin ‘Neon’ për besimin e tyre në fuqinë e kinematografisë dhe tregimit të guximshëm. Së fundmi, ne do të donim të falënderonim yllin tonë kryesor, Atixhe Muratova që na la të hyjmë në botën e saj të mrekullueshme. Filozofia e Atixhes – merr gjysmën, lëre gjysmën – është e thjeshtë, por e thellë. Është mesazhi që çdo audiencë mund të gjejë. Jemi krenarë që jemi lajmëtarët e asaj porosie”, kanë shkruar autorët e “Tokës së Mjaltë”.

    Në postimin në Fejsbuk gjithashtu shtohet mesazhi që nga Los Anxhelosi e përcjell protagonistja kryesore e dokumentarit, Atixhe Muratova:

    “Jeta ime pas xhirimeve të filmit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani kam shtëpi të re, dhe gjithçka po bëhet gjithnjë e më mirë. Dua që publiku të marrë vetëm një mesazh nga filmi: siç unë ndaj me bletët e mia, gjithashtu dua që të gjithë njerëzit të ndajnë me njëri-tjetrin”, thotë Atixhja.

    Në kategorinë e filmave dokumentarëve, Oskar fitoi “Fabrika Amerikane”, ndërsa “Paraziti” i Koresë së Jugut u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, duke fituar katër statuja ari në total.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

    Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës duke e çuar në 23 numrin e personave...

    PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

    PDSH kërkon që të anulohen provimet e maturës shtetërore, për shkak të coronavirusit. Por kërkojnë që maturantët të pajisen...

    Në Shkup gjatë orës policore janë zbuluar imigrantë nga Siria, Palestina dhe Maroko

    Në rrugën “Dimo Haxhi Dimo” në Shkup dje (8 prill) gjatë orës policore janë kapur tre imigrantë. Bëhet fjalë për...

    Ansambli DUFLLA Me Ide Kreative (Video)

    Virusi Korona që pezulloi të gjitha aktivitet kulturore e artistike në të gjithë botën, izoloi pothuajse mbarë botën. Mirëpo...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -