More

    U ankuan apo jo nxënësit për dëftesat?! Ademi thotë jo, UNSHM-ja: kemi dërguar dy e-maile, përgjigje s’ka!

    Asnjë reagim nga institucionet për zbardhjen e dyshimeve se nxënësit po detyrohen të paguajnë për dëftesat të cilat duhet të jenë falas. TV21 ka dërguar pyetje te Inspektorati i Arsimit dhe Shkencës për të mësuar se a ka ndërmarrë ndonjë nismë për të hetuar rastin. Por nga atje pa përgjigje, edhe pse në prononcimet paraprake ata rekomanduan nxënësit që ankesat t’i dërgojnë në drejtorinë e shkollave.

    Nismë për këtë problem nuk ka ndërmarrë as Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi siç tha ministri Arbër Ademi, ajo është përgjegjësi e Inspektoratit, ndërkaq deri te ky dikaster nuk ka pasur asnjë ankesë. “Zyrtarisht, formalisht në adresën tonë, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë, megjithatë ashtu siç është njoftuar opinioni i gjerë, ashtu jam njoftuar edhe unë dhe dënojmë ashpër çfarëdo lloj veprimi të tillë”, deklaroi Ademi.

    Publikisht për dëftesat ditë më parë kishin reaguar edhe nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme. E pyetëm kryetarin, Blendi Hodai se ankesat a kanë qenë vetëm në formë të kumtesës apo janë dërguar edhe në institucione përkatëse? “Ne reagimin që e kemi pasur e kemi dërguar edhe te autoritetet shëndetësore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, më datë 16 qershor ne kemi dërguar e-mail deri të Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por përvoja jonë në të kaluarën ka treguar se ata shumë pak i lexojnë reagimet e tona apo problemet të cilat i kanë nxënësit”, deklaroi Hodai.

    Ankesa po pret edhe Avokati i Popullit. Pas kronikave në media, ky institucion ka inkurajuar nxënësit që këto raste t’i paraqesin te ata që më pas t’i ankimojnë në institucionet arsimore. “Në përputhje me rregullativën që e rregullon të drejtën për arsimim çdo fëmijë, ka të drejtë që pa para dhe me cilësi të edukohet dhe shkollohet, gjegjësisht të drejtë për shkollimin e mesëm që është i detyrueshëm për çdo qytetar, nën kushte të njëjta. Përskaj kësaj, shkollimi i mesëm në shkollat publike është falas”, thonë nga Avokati i Popullit.

    Inspektorati në një prononcim paraprak për TV21 tha së nxënësit ankesat duhet t’i dërgojnë në drejtorinë e shkollës, por Hodai thotë se kjo do ta pengojë më shumë zgjidhjen e problemit.

    “Problemi mbetet te udhëheqësia e shkollës dhe nuk ndërmerret asnjë masë për ta zgjidhur problemin”, deklaroi, Hodai.

    Përndryshe TV21 ditë më parë njoftoi se ka dyshime se arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme kërkojnë nga nxënësit para për t’ua plotësuar dëftesat me kompjuter. Pagesa ishte nga 50 deri në 100 denarë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

    APELI I ZAEVIT PËR “ÇLIRIM NGA NACIONALIZMI” ËSHTË INTERPRETUAR SI “TË FLASËSH KUNDËR NACIONALIZMIT NGA POZICIONI I NACIONALISTIT”. REFUZIMI...

    Një viktimë dhe 141 raste të reja me Covid-19, shërohen 161 pacientë

    Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda...

    Humbë jetën një peshkatar në lumin Vardar

    Një peshkatar nga fshati Miravci i Gjevgjelisë është mbytur dje në ujrat e Vardarit. V.Gj (56) ka rënë dhe është...

    UNT, me njoftim të rëndësishëm për studentët e rinjë

    Universiteti " Nëna Terezë" Shkup, njofton se për shkak të parandalimit të pandemisë Covid-19, do të bëjë pranimin e...