More

    U promovuan 13 automjete për nevojat e poliklinikave të Shkupit

    - Marketing -

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot kanë marrë pjesë në promovimin e 13 automjeteve për nevojat e poliklinikave të Shkupit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
    “10 automjetet janë për nevojat e njësisë për mjekim shtëpiak, ndërkaq të tjerat për transportim të përditshëm të materialeve në njësitë e punës në Shtëpinë e Shëndetit”, theksoi ministri Filipçe.
    Me automjetet e reja duhet ndjeshëm që të përforcohen kapacitetet e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup. Shërbimi për Urgjencë Mjekësore me mjekim shtëpiak dhe ndihmë urgjente stomatologjike ndihmon mbrojtje shëndetësore 24-orëshe, por edhe të vetme për qytetin e Shkupit dhe vendbanimet përreth.
    “Ndjeshëm I përmirësojmë kushtet për punë me automjetet e reja. Me mbështetje të Komunës së Gazi Babës dhe kryetarit Boris Georgievski, Ndihma E Shpejtë ka marrë donacion edhe dy automjete special për nevoja mjekësore nga ana e Çekisë si dhënës I donacionit”, deklaroi drejtori Isjanovski.
    Përndryshe, të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Osmani: BFI kërkonë ndihmë, në të kundërtën hoxhallarët pa rroga

    Zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, vlersonë se kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi, nuk është kërcënuar, por vetëm se ka...

    Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

    Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës duke e çuar në 23 numrin e personave...

    PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

    PDSH kërkon që të anulohen provimet e maturës shtetërore, për shkak të coronavirusit. Por kërkojnë që maturantët të pajisen...

    Në Shkup gjatë orës policore janë zbuluar imigrantë nga Siria, Palestina dhe Maroko

    Në rrugën “Dimo Haxhi Dimo” në Shkup dje (8 prill) gjatë orës policore janë kapur tre imigrantë. Bëhet fjalë për...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -