Home / DËRVENI / Uji në Kopanicë mbetet një “luks” i paarritshëm

Uji në Kopanicë mbetet një “luks” i paarritshëm

Banorët e Kopanicës para disa ditëve ngritën zërin për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin e tyre dhe në një kronikë televizive ata akuzuan Komunën e Sarajit dhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” si fajtore për këtë gjendje. Ata ankohen se uji prej rezervuarit që gjendet në Kopanicë nuk është i mjaftueshëm ti furnizojë me ujë edhe fshatrat përreth, konkretisht fshatin Bukoviq. Nga ana tjetër edhe banorët e Bukoviqit kanë nevojë për ujë sepse edhe ata më herët protestuan për ujë të pijshëm i cili nuk  arrin deri në fshatin e tyre. Në ndërkohë premtimet e Komunës së Sarajit për ujësjellës dhe kanalizime në çdo vendbanim mbetet vetëm premtim në letër. Në afërsi të fahatit Kopanicë para disa viteve u sollën disa gypa për ujësjellës me të cilët u premtua se do të zgjidhet ky problem, por siç duket edhe në foto të siguruar nga lexuesit e derveni.info gupat janë ndryshkur në livadhin përreth rrugës dhe deri më sot nuk janë instaluar.

 

About Derveni Info

Check Also

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri më kërkoi të bëhet deputet! Zekiri: BDI-në e kam mbështetur hapur!

“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *