More

    UNIVERSITETI “NËNË TEREZA” NË SHKUP SHËNOI FILLIMIN E VITIN E RI AKADEMIK 2020/2021

    Me një ceremoni të organizuar në përputhje me Protokolet në fuqi për parandalimin e pandemisë, me studentët e Fakultetit arkitekturës dhe ndësrtimtarisë, në ambientet të jashtme, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi fillim Vitin e Ri akademik 2020/2021. Gjenerata e pestë, u mirëprit gjatë dy ditëve të kaluara, në grupe të vogla, në dy objektet e UNT-së, nga gjithësej pesë fakultetet e tij.

    Në fjalën e tij mirëseardhëse, Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Aziz Pollozhani tha se me gjithë vështirësitë e krijuara nga paraqitja tash e shtatë muaj e pandemisë Covid19, që ka kapluar gjithë globin, UNT do të vazhdojë me realizimin e misionit të vet edhe në këto kushte specifike.

    Këtë vit e zgjodhëm që orën e parë akademike ta mbajmë me studnetët e arkitekturës dhe ndërtimtarisë si bartës të simbolit për ndërtimin e të ardhmes.
    Gjeneretës tuaj dhe një breza të tërë studentësh dhe komunitetit akademik u ra për hise që të përjetojnë dhe të përballojnë një efekt të pakëndshëm të rrjedhava globalizuese sikurse është pandemija Kovid 19.

    Detyra jonë e përbashkët është që jo vetëm ta tejkalojmë këtë sfidë por gjeneratat e ardhëshme ti pregadisim edhe për sfida tjera, të llojeve të ndryshme, që mund ti bjen e ardhmja. Përshtatja dinamike e studimeve për përgjigje adekuate dhe efektive në këtë situatë të imponuar do jetë angazhimi jonë i përbashkët në periudhën që kemi para nesh.

    ,,Në emër të Këshillit të Rektoratit, të prorektorëve, dekanëve dhe gjithë stafit akademik e administrativ ju uroj mirëseardhje në familjen tonë të madhe, ku do të kalojmë vitet e ardhshme’ tha Pollozhani duke apeluar studentëve që me përpikmëri të respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona.

    Për shkak të pandemisë, UNT mirëpriti studentët e rinj, në grupe të vogla, ndërsa ceremonitë pritëse u bënë gjatë dy ditëve, dhe atë më datë 01.10.2020 si dhe 02.10.2020 duke respektuar të gjitha rekomandimet shëndetësore.

    Studentëve të rinj stafi akademik dhe administrativ i’u ndau indekset e tyre, si dhe broshura informative për parandalim të përhapjes së Covid19 në hapësirat e UNT-së.

    UNT si një tempull i ri i shkencës dhe i dijes, i vetmi universitet publik në gjuhën shqipe në kryeqytet, studentëve i’u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në studimet e tyre akademike.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet, publikohet horoskopi javor për 12 shenjat përkatëse

    DASHI Ti Dash këtë javë duket se do ta përqendrosh vëmendjen tënde në zgjidhjen e çështjeve që të shqetësojnë...

    Filipçe: Gjendja në spitalet po stabilizohet, jemi të gatshëm për çdo skenarë

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitalet po stabilizohet dhe se pritjet janë që në...

    Maqedoni: Ndryshon çmimi i naftës

    Çmimet e benzinës do të rriten me 1 denarë për litër nga mesnata e mbrëmjes së sontme. Çmimi i naftës...

    Ali Ahmeti shpallet ‘Doctor Honoris Causa’ në Universitetin e Tetovës

    Në bazë të nenit 184 të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe neneve...