More

    UNT FILLOI VITIN E RI AKADEMIK ME AFRO 700 STUDENTË TË RINJ

    Shkup, 01.10.2019 Me një ceremoni solemne Univerziteti Nënë Tereza në Shkup sot shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020, për gjenaratën e katërtë studentëve që arriti numrin rreth 700, dhe me këtë UNT momentalisht ka mbi 2000 studentë, që studIojnë në 5 fakultetet e tij.

    Në ceremoni ku mysafirë nderi ishin ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi dheambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shkup Shkëlqesia e Tij z. Milan Jazbec, rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prof. dr. Aziz Pollozhani ju uroi mirëseardhje studentëve të rinj të UNT-së, të cilët sot fillojnë rrugëtimin e tyre për tubërë qytetarë akademik, dhe nesër kur ata të diplomohen të japin kontributin e tyre për një shoqëri më të mire, dhe për një shtet më të mirëqenë dhe më të zhvilluar.

    Pollozhani, duke ju drejtuar studentëve në sallën e stërmbushur, me ç’ rast gjysma e tyre nuk mund të ndiqte nga brenda ceremoninë, tha se dëshmi më e mire se projekti i universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në Shkup është i suksesshëm, është vetë interesimi i madh i të rinjve që kanë përzgjedhur UNT-në për tu formuar si intelektual dhe profesionistë, me ç’rast inkurajoi qeverinë që të përshpejton procedurat për dhënien e lejes për ndërtimin e Kompleksit Universitar, që do të ndikonte në formim edhe më të mire të studentëvedhe krijimin e kushteve optimal për studim.

    Mysafiri I nderit në ceremoni, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi, falënderoi për ftesën që i është bërë të merr pjesë në këtë ditë të rëndësishme për UNT-në, uroi studentët të kenëshëndet dhe suksese në studime, dhe ritheksoi vullnetin e qeverisë për ti dale në ndihmë UNT-së në ndërtimin e Kompleksit Universitar, për të cilën gjë tha se është çështje kohe, dhe shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat administrative për fillimin e ndërtimit të tij.

    Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shkup Shkëlqesia e Tij z. Milan Jazbec, me studentët ndau përvojat e tij personale gjatë viteve të studimit, duke këshilluar ata që periudhën katër vjeçare të studimeve ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mire të mundshme, pasi siç u shpres, nuk ka force më të madhe se sa vetë dituria, sepse me dituri arrihet çdo qëllim.

    Gjatë ceremonisë UNT prezantoi para studentëve të rinj, pesë dekanët e UNT-së, dhe atë: dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Pr. Dr. Zekirija Idrizi, dekanin e Fakultetit të Shkencave të Informatikës, Prof. Inor. Dr. Aleksandar Petkovski, dekanin e Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Inor. Dr. Agim Mamuti, dekanin e Fakultetit të Shkencave Teknologjike, Doc. Dr. Sani Demiri dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Sunaj Raimi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni: Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

    Respektimi i masave për mbrojtje nga koronav*irusi i ri, që shkakton sëmu*ndjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kuf*izuese,...

    Moti sot në Maqedoni

    Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal të...

    Katër viiktima dhe 200 raste të reja me Covid 19

    Ministria e Shëndetësisë raportoi të shtunën për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirusin e ri...

    Ibrahimi: Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë!

    Nga Zeqirja Ibrahimi Vetë e shkelën parimin “fituesi me fituesin”, e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase,...