Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vazhdon me organizinin e “Brown Bag Seminar Series” si një praktikë e re pranë UNT-së, gjegjësisht në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike (FSHT) u mbajt seminari i dytë në kuadër të serisë së seminareve që do të organizon ky fakultet në të ardhmen të quajtura “Brown Bag Seminar Series”, dhe të njejtët do të koordinohen nga profesoresha Doc. dr. Zana Beqiri Luma.
Gjatë seminarit të sotshëm, asistenti Mr. Blerant Ramadani prezantoi punimin me temë: “Gjenerimi i vitit tipik meteorologjik për implementim në sistemet fotovoltaike” .
Fillimisht asistenti Blerant Ramadani dha një shpjegim për burimet e ripërtëritshme të energjisë, rëndësinë e tyre për të siguruar energji të “pastër” dhe sfidat gjatë realizimit të projekteve në këto fusha.
Pjesa e dytë e seminarit vazhdoi me prezentimin e qëllimit të punimit shkencor i cili kishte të bëj me krahasimin e të dhënave për rrezatim solar, të gjeneruara nga pesë baza stacionare nga matje satelitore (katër baza stacionare të PVGIS dhe një e Nasa) dhe gjenerimi i vitit tipik meteorologjik ( Typical Meteorological Year (TMYP)) për një lokacion në periferi të Shkupit (Lokacioni ku planifikohet të ndërtohet spitali i ri shtetror). Kjo metodë për gjenerimin e TMY mund të aplikohet edhe ne lokacione tjera nga ku të dhënat për rrezatimin solar mund të shfrytëzohen për të projektuar sisteme fotovoltaike me softwere të ndryshme si PVSYST.