More

    Vaksina kundër gripit deri në fund të muajit, falas për grupet në rrezik

    Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, pas së cilës menjëherë do të filloj procesi i vaksinimit. Janë blerë 40.000 doza të katër llojeve të vaksinave të prodhuara nga “Sanofi Pasteur”, Francë (VAXIGRIP TETRA), informojnë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

    Vaksinat, siç theksojnë, kanë për qëllim vaksinimin falas të grupeve të përcaktuara të rrezikut në vijim: personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, profesionistët shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në pesë vjet.

    “Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, të interesuarit do të jenë në gjendje të caktojnë vaksinim falas përmes mjekut të tyre amë. Për të shmangur ngarkesën shtesë mbi shërbimet epidemiologjike në qendrat e shëndetit publik, ku deri më tani është kryer vaksinimi kundër gripit sezonal, këtë vit ne po përgatisim plan veprimi që do të përfshijë pika shtesë të vaksinimit. Në këtë mënyrë, vaksinimi do të jetë më i arritshëm për qytetarët. Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal blihen nga qendrat e shëndetit publik”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Tetovë: Paraqiten grabitës të armatosur me maska

    Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk...

    UNT: Mr. Blerant Ramadani prezantoi punimin me temë: “Gjenerimi i vitit tipik meteorologjik për implementim në sistemet fotovoltaike”

    Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup vazhdon me organizinin e “Brown Bag Seminar Series" si një praktikë e re pranë...

    Zv/ministri Bekim Rexhepi, takoi ekspertin e administratës Aleksandars Antonovs

    Zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi sot zhvilloi takim pune me Aleksandrs Antonovs, ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror,...

    Ahmeti demanton Bexhetin, interpelancë thëret opozita

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për zërat se deputetë të BDI-së...