Home / DËRVENI / VENDOSET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN ÇAJLANË

VENDOSET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN ÇAJLANË

Sot, më 07.10 2019, në prani të Reisul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, dekanit të FSHI-së Shaban Sulejmani , kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, myftilerëve tjerë të BFI-së, hoxhallarë dhe banorëve të fshatit Çajlanë u organizua program me rastin e vënies së gurthemelit të xhamisë së re në fshatin Çajlanë.

Të pranishmive, me fjalë ë rasti i’u drejtua Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, i cili përgëzoi banorët për këtë kontribut dhe mes tjerash foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive dhe me këtë po dëshmohet dashuria e vertetë që kanë besimtarët e kësaj ane ndaj jetësimit të fjalës së Zotit dhe jetës fetare në përgjithësi.

Fjalën e rastit, në këtë manifestim e mbajti Reisul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili mes tjerash foli mbi shpërblimin që e kanë ata që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive, aty ku adhurohet Zoti i Madhërishëm.

Manifestimi përfundoi me leximin e Kuranit nga ana e hoxhë Omer Arsllanit dhe duasë së rastit nga Myftiu i Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi

Ndryshe, kjo xhami është xhamia e dytë në fshatin Çajlanë.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *