Home / ARSIMI / Viti i ri shkollor nuk fillon më 2 shtator, Sindikata paralajmëron grevë

Viti i ri shkollor nuk fillon më 2 shtator, Sindikata paralajmëron grevë

Pas negociatave të shumta me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të shkohet në grevë.

SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%.

Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi u mundua që t bind udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, megjithatë SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë.

Ata kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të përmirësohet statusi socio-ekonomik në të cilin gjendet punëtorët e arsimit.

Nga SASHK-u shprehen të vendosur se këtë herë pakënaqësinë e vet do ta shpreh përmes grevës.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *