More

    Vjen përforëcimi i radhës, Elvin Yunuszada

    Skuadra e FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar edhe një përforcim, bëhet fjalë për qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin Yunuszada i cili ka një përvojë të madhe në ekipet shumë të njohura të kampionatit të shtetit të tij, ku mes tjerash ka luajtur te Neftchi Baku, Qarabağ, FK Sabail, Sabah FK.

    Futbollisti 27 vjeçar ka një përvojë të madhe pasi që me ekipet e tija ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Kampioneve kundër ekipe siç janë Chelsea, Atletico Madrid, Roma etj, ndërsa ka përvojë të madhe pasi që ka disa paraqitje edhe me përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe do të jetë një përforcim mjaft i madh në mbrojtjen e Shkupit.

    “Ndjehem shumë i gëzuar për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e FC Shkupit, prej dje jam në Shkup dhe pash që ka një atmosferë shumë të mirë në skuadër, ku gjithashtu dje e kam shikuar edhe ndeshjen e parë sezonale dhe kam përshtypje shumë të mirë. Në ndeshjen që dje e pash ndaj Shkëndijës mendoj se së bashku edhe me përforcimet tjera që kanë ardhur do të jemi kandidat për tu shpallur kampion.  Kam fjalë miradije edhe për trajnerin, është mjaft i mirë dhe shumë energjik me karakter të madh. Unë jam i bindur se me këtë skuadër do të bëjmë punë të mëdha. Kam edhe një mesazh për tifozët të cilët edhe pse shkaku i pandemisë ata ishin së bashku me klubin dhe kjo më bëri të besoj edhe më shumë, pasi me këtë publik kur të rikthehet në tribuna ne do të japim edhe më shumë nga vetja, për ti gëzuar ata në secilën ndeshje”, ka thënë Yunuszada.

    FC Shkupi dhe Elvin Yunuszada janë dakorduar për kontratë një vjeçare me mundësi për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BDI përshëndet paketën prej 470 milion €

    Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet masat ekonomike prej 470 milion euro për ekonominë vendore dhe qytetarët për të lehtësuar...

    Sot fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës s’kanë pajisje për mësim online

    Në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri shkollor 2020/21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes...

    Aksident në Hasanbeg, vdes sharraxhiu

    Një motoçikletë dhe makinë për prerjen e drunjve janë aksidentuar këtë mbrëmje në Hasanbeg të Shkupit, afër shkollës fillore,...

    Besmir Ismani nga Kondova pjesë e Akademisë së Futbollit pranë FFM-së

    Besmir Ismani nga Shkolla e Futbollit Saraj pranohet në Akademinë e Futbollit pranë FFM-së. Pas një gare tejet të...