Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Zaev udhëheq qeveri të pazarllëkut duke e shitur identitetin, gjuhën dhe historinë. Prej atje thonë se ditëve në vijim presim që kryeministri të nënshkruajë dokument me të cilin ata nuk pajtohen. Nga LSDM-ja e thërrasin liderin e opozitës, Hristian Mickoskin duke e pyetur nëse bashkëpunon me Bullgarinë dhe për interesat e kujt. Gjithashtu mohojnë se do të nënshkruhet ndonjë dokument.
“Histerinë që po e përhap politikani i vetëshpallur dhe histerik Hristian Mickoski është në dëm të shtetit dhe popullit të tij, në periudhë i cili është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh Kostadin Kostadinov nga LSDM.