More

    Vrasje në Kosovë. Policia jep detajet

    Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), një person nga fshati Biniq i Vitisë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 nëntor të këtij viti, në fshatin Biniq të Vitisë, kishte ndodhur një vrasje në tentativë me ç’rast një person kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

    Sipas njoftimit, si pasojë e plagëve të marra, mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një person.

    “VRASJE/Fsh. Biniq, Viti 07.11.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Në raporton 24-orësh të policisë, nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar e as për motivet që kanë mundur ta shkaktojnë këtë vrasje.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Izet Mexhiti: Festa ka më shumë kuptim kur jemi bashkë!

    Deputeti Izet Mexhiti, mori pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri administrativ në kuadër të stadiumit të...

    BDI organizon akademi solemne kushtuar 28 Nëntorit

    Shqiptarët ndonëse të ndarë në territore, janë  të bashkuar drejt synimit të tyre,  integrimit në strukturat euroatlantike. Kjo u...

    Hidhet gurthemeli i shkollës në fshatin Cerovë të Zhelinës

    Sot, për hirë të 28 Nëntorit - Ditës e Flamurit Kombëtar, është hedhur gurthemeli i objektit të ri i...

    Bastisje në Kondovë dhe në Shkup, policia arreston dy persona

    Policia e rajonit të Gjorqe Petrovit, me vendim paraprak të gjykatës dje ka kryer bastisje në Shkup dhe Kondovë,...