More

    Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

    Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor.
    Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si përfaqësues të organizatave të ndryshme, ish kryetarët e FRI-së, anëtarë e aktivistë të tjerë.
    Kuvendi u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kuvendit, z.Burhanedin Nuhiu duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani.
    Para se të fillojnë punimet e kuvendit, fjalë përshëndetëse pati edhe drejtori i shtëpisë botuese Furkan ISM, Dr. Muhamed Murtezi.
    Në seancën e parë të kuvendit u bë raportimi i aktiviteteve të FRI-së dhe raportimi financiar për vitin 2019-2020, të cilët raporte edhe u miratuan nga kuvendarët.
    Në fund u bë edhe dekorimi i kryesisë dhe anëtarëve të kuvendit të FRI-së.
    Në seancën e dytë të kuvendit u bë shpërndarja e kuvendit të vjetër, formimi dhe miratimi i kuvendit të ri si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe dy nënkryetarëve.
    Kryetari i ri i kuvendit të FRI-së u zgjodh Mr. Vullnet Selmani, dy nënkryetarët u zgjodhën Husejn Ademi dhe Aishe Emini.
    Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të ri të kuvendit, kuvendarët propozuan dhe pas votimit, kryetar i Forumit Rinor Islam u zgjodh Xhabir Emini.

    Kuvendi poashtu miratoi edhe formimin e një pjese të kryesisë së FRI-së për periudhën 2020-2024, që do ta përbëjnë kryetarët e Degëve ku vepron FRI-ja, Erduan Kurtishi nga Kumanova, Fuat Shabani nga Shkupi, Mevlan Abazi nga Tetova, Xhemal Ahmedi nga Kërçova, Veton Ibrahimi nga Prilepi.
    Në fund, kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini, iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës. Me këtë edhe u përmbyllën punimet e kuvendit të gjashtë zgjedhor të FRI-së.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi mbrëmë në debat në TV21

    Ish-Keyetari i BFI-së Sulejman Rexhepi mbrëmë mori pjesë në debatin në TV21, ku ishte i ftuar edhe Afrim Tairi....

    Aksident i madh në mes të Shkupit

    Mbrëmë në orët e vona të natës, në rrugën Partizanski Odredi në qendër të Shkupit ka ndodhur një aksident...

    Shkup: Plagoset një polic

    Me datë 16.11.2020 rreth orës 3:00 në një shtëpi në Inxhikovë personi A.S (24) i punësuar në MPB, duke...

    Qendra e skijimit Kodra e Diellit do të shitet

    Do të shitet qendra e skijimit Kodra e Diellit. Qeveria thotë se planifikon të kërkojë investitor i cili do...