More

    Zaev: Ministri Bekteshi, kuadër që solli frymë të re në ekonomi

    - Marketing -

    Kryeministri Zoran Zaev, në një emision në Alsat, kushtuar ekonomisë, ka vlerësuar lartë punën e Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke ia atribuuar idetë dhe konceptet e reja në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

    Ministri Bekteshi në çështjen e partneritetit është avangardë në këtë punë, i cili ka shëtitur botën dhe sjell ide të reja për t’u aplikuar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka nderin të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë duke dëshmuar para të gjithëve se duhet partneriteti privat-publik, kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në emisionin Magazina Ekonomike në televizionin Alsat.

    Bashkëpunimi i tij brenda platformës qeverisëse është vlerësuar po ashtu nga z. Zaev për ministrin Bekteshi.

    Z. Zaev vlerësoi po ashtu punën e Ministrit Bekteshi për partneritetin publiko-privat për gazifikim, si dhe projektin duke bërë krahasimin e zëvendësimit të makinave të vjetra me ato të reja, duke i subvencionuar ato.

    “Me zgjidhje sistematike ligjore, ku është përfshirë tërësisht ministri Bekteshi, mundësuam që të kemi përfitime në shumë fusha. Më nuk do të trajtohen automjetet në aspektin fiskal”, theksoi Zaev duke u përqendruar në stimulimin e blerjes së automjeteve ekologjike.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    136 të infektuar me Kovid-19, 132 të shëruar dhe 6 viktima

    Në 24 orët e fundit janë kryer 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Kovid-19 në...

    Bombë “bërthamore”: Zaev merr reket prej 6 milion eurosh! (VIDEO)

    Një tjetër bombë e re është publikuar për ish kryeministrin Zoran Zaev e cilësuar kësaj rradhe si ” bomba...

    Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci përkrahin Ali Ahmetin për Kryeministrin e parë shqiptar

    Kryetarët e komunave emblematike të Kosovës, të Skenderajt dhe Drenasit, z. Bekim Jashari dhe z. Ramiz Lladrovci, kanë një...

    Ali Ahmeti nga Kuvendi: Këtu do ta zgjedhim kryeministrin shqiptar, votoni 9

    Të nderuara media, i nderuari kandidat për kryeministër, të nderuar kandidatë për deputetë, të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër Fushatën...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -