More

    Zaev prezanton pakon e katërt financiare

    Më shumë se 20 minuta foli për 31 masa të reja që janë pjesë e paketës së katërt të ndihmës financiare. Vlera këtij pakëti financiar, do të kapë shumën prej 470 milion eurove. Për kompanitë janë ndarë 70 milionë euro ndihmë për pagesë të rrogave për tre muajt e fundit të vitit. E shuma e ndihmës që do ta fitojnë do të varet nga përqindja e humbje. Por, para nuk do të ketë për ata kompani që kanë pushuar punëtorë.

    Me këtë masë pritet të përfshihen 250 mijë qytetarë, që kanë qenë të goditur nga kriza. Sërish do të ketë kartela për blerjen e produkteve vendore, e kësaj radhe do të përfshihen edhe studentët në këtë paketë. Vlera e kartelave do të jetë 6 mijë denarë. Do të ketë mundësi që të anulohen edhe pagesat e kredive edhe për tre muaj tjerë. Gjithashtu, një numër i madh i masave janë të rezervuara për sektorët më të goditura nga kjo krizë, turizmin dhe hotelerinë.

    Edhe kompanitë transportuese kanë qenë të goditur nga kriza, e qeveri do u mundësojë që mos të paguajnë për lejet për transport këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Për herë të parë do të zbatohet edhe masa “Fundjavë pa tatim”. Me këtë masë, pritjet e pushtetit janë që të qarkullojnë rreth 170 milionë euro, e 17 milionë euro që do të merren në formë tatimi, do t’u kthehen qytetarëve.

    Kryeministri Zoran Zaev, siguroi se këto masa nuk do të kenë impakt serioz në rritjen e borxhit publik. Ai shtoi se së bashku me 3 paketat e para, më shumë se 1 miliardë euro shteti i ka investuar në tejkalimin e krizës që u shfaq me pandeminë.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Armiqësi familjare në Austri, prangosen dy persona nga Maqedonia

    Më 4 tetor 2020 rreth orës 16.00, një shtetas 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në polici denoncoi se më...

    Filipçe: Gjendja me virusin është serioze dhe kritike

    Pasi u shënua numër rekord i rasteve të vdekjes nga KOVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar ministri...

    Mjeku shqiptar në Gjermani tregon se kur do të jetë fundi i Koronavirusit

    Mjeku shqiptar internist kardiolog në Berlin, Ardian Mustafai, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë...

    Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

    Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si...