More

    Zaharieva: Marrëdhënie të mira fqinjësore, ky është kushti ynë për Shkupin

    - Marketing -

    Mbështetja jonë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka qenë pa kusht – ka një kusht shumë të qartë, ndërsa ai është marrëdhënie të mira fqinjësore, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe shefe e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

    “Nuk ekziston mënyrë të synoni të bëheni anëtare e BE-së dhe të keni marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Ai nuk është vetëm kriteri bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha Zaharieva në deklaratë për TV Nova bullgare.

    Sipas saj, pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e rëndë nga kontesti për emrin që ishte zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës.

    “Marrëveshja e Prespës është bilaterale. Nuk është lehtë të ndërrohet emri i vendit tuaj, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e rëndë. Tërë identiteti dhe historia e ekzistimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut nga viti 1944 është themeluar në disa pjesë të historisë sonë të përbashkët”, theksoi Zaharieva.

    Ajo thotë se Marrëveshja për miqësi në të cilën është parashikuar bashkëpunimi në ekonomi, turizëm, lidhje infrastrukturore, kulturë, arsim,..,jep rezultate.

    “Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, vetëm për nëntë muaj këmbimi tregtar është rritur për 13 për qind, por do të dëshiroja të shoh më shumë mediume bullgare në Maqedoni. Në fushën e Kulturës organizohen festivale të përbashkëta, shfaqje teatrore dhe etj. Në dispozicion janë mjetet për Korridorin 8. Për fat të keq, nevojitet kohë. Së shpejti do të fillojë edhe zgjerimi i vendkalimeve kufitare. Qëllimi është nga Sofja në Shkup të arrihet për dy orë e gjysmë dhe njerëzit të jenë së bashku. Megjithatë nuk duhet ta nënvlerësojmë historinë”, deklaroi Zaharieva.

    Por, thekson shefja e diplomacisë bullgare, për t’u zgjidhur çështjet e hapura nuk do të ndihmojë as diplomacia e fortë dhe as e butë, por duhet të ketë ekuilibër dhe bashkëpunim./MIA

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Xhaferi: Lista zgjedhore e BDI-së duhet freskuar, Arifi nuk do të kandidohet, Mexhiti nuk është në rrjedha

    Talat Xhaferit mbrëmë në emisionin “Click plus” tha se BDI në zgjedhjet e 12 prillit duhet ta freskojë listën...

    Kreu i BFI-së Rexhepi në vizitë tek OVL UÇK në Prishtinë

    Më 18 shkurt, 2020, në Prishtinë janë takuar Veteranët e Luftës. Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës...

    Ky është salloni i bukurisë në të cilin nuk ka pasqyre

    Kelly Vowles, pronarja e një salloni bukurie të quajtur Pixal-Rose Design, mori një vendim drastik, por të mirëmenduar për...

    Kryeministri Kurti priti kreun e ASH-së, Ziadin Sela (FOTO)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i...
    - Marketing -
    - Marketing -