More

    Zendeli gati për garën e parë me bolidin e ri

    Sezoni i ri në Formula 3 fillon sot, ndërsa këtë sezonë do të jetë i veçantë edhe për të gjithë shqiptarët, pasi edhe këtë sezon do të kemi pilotin e parë shqiptar, shkupjanin Lirim Zendeli, i cili e përfaqëson shtetit Gjerman, por tani me një sponsor dhe menaxher shqiptar, njofton Albsport.mk.

    Është Sali Ajdini dhe kompania e tij e suksesshme “Ajdini Spedition”, që do të zbukurojë si bolidin e tij, ashtu edhe helmetën.

    Lirim Zendeli i cili këtë sezon do të drejtoj timonin e Trident, dje kishte ditën kur edhe siguroi pozitën e dytë me vetëm, 0.016 më pas se Sebastián Fernández nga ART Grand Prix, nga edhe do të startoj në garën e sotme që fillon në ora10:25, ndërsa gara e dytë është të dielën në ora 09:45.

    Zendeli ka folur në konferencë para medieve që e organizon FIA Formula 3, ku mes tjerash është shprehur.

    “Unë as nuk e njoh veten! E dija që isha P1 për një kohë të gjatë dhe prisja mesazhin, dhe është një ndjenjë e shkëlqyeshme të jem P2 padyshim, ta fillosh sezonin si ky, por poli do të kishte qenë edhe më i mirë. Red Bull Ring nuk ka qenë asnjëherë një shteg ku nuk mund të tejkaloni, kështu që do ta bëj këtë sot. Do të thosha që është hera e parë që do të filloj nga rreshti i parë duke filluar garën e parë. Viti i kaluar shkoi shumë mirë për mua. E di mirë rrugën dhe e di se çfarë duhet të bëj nesër. Po e pres me padurim.

    Të shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të Zendelit nesër në garën e tij të parë të këtij sezoni, duke gëzuar miliona shqiptarë anembanë botës.

    Ndryshe Lirimi është nga vendbanimi Kondovë, por që jeton në Gjermani./ Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Xhaferi: Nëse mandati ndahet pa pasur kryetar Kuvendi, rrezikohet që institucionet të hynë në krizë kushtetuese-institucionale

    Sipas kryesuesit të Kuvendit Talat Xhaferi i cili sonte ishte i ftuar në emisionin “10Minuta në TV21, nëse mandati...

    Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

    APELI I ZAEVIT PËR “ÇLIRIM NGA NACIONALIZMI” ËSHTË INTERPRETUAR SI “TË FLASËSH KUNDËR NACIONALIZMIT NGA POZICIONI I NACIONALISTIT”. REFUZIMI...

    Një viktimë dhe 141 raste të reja me Covid-19, shërohen 161 pacientë

    Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda...

    Humbë jetën një peshkatar në lumin Vardar

    Një peshkatar nga fshati Miravci i Gjevgjelisë është mbytur dje në ujrat e Vardarit. V.Gj (56) ka rënë dhe është...