More

    Zv/Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport Avni Rustemi, inspektoi punimet e ndërtimit të pishinës në Tetovë

    Zëvendës Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, z. Avni Rustemi, sot nga afër vëzhgoi procesin e ndërtimit të pishinës në qytetin e Tetovës, si një investim kapital që ka munguar në këtë rajon.

    Zv. drejtori Rustemi ishte i shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë ndertuese EUROVIA, përfaqësues të organit mbikëqyrës dhe përfaqësues nga komuna e Tetovës, mes tjerash u konstatuan se objekti ka përfunduar fazën e konstruktit të jashtëm, dhe se për momentin gjendet në fazën e montimit të sistemit të ventilimit dhe montimit të kornizës së pishinës, që duhet të realizohet në muajt e parë të vitit 2021.

    Nga kompania EUROVIA u zotuan se ndërtimi i pishinës do të realizohet para afatit të përcaktuar. Zv. drejtori i ARS-ës, Rustemi, shprehu kënaqësinë për seriozitetin në punë dhe për respektimin e afatit kohor për ndërtimin e pishinës.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Një pjesë e Sarajit nesër pa energji elektrike

    Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër do të mbeten pa energji elektrike...

    Grubi sot personalisht u ndau vendime një pjese të nëpunësve administrativë

    Sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi një pjese të nëpunësve administrativ personalisht ua ka...

    Qeveria emron edhe një drejtor nga Saraji

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore sonte ka emëruar një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve shtetërore. Ndër...

    Covid-19/ 21 të vdekur ,444 raste të reja

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2518 teste, ndërsa janë regjistruar 444 ratse të reja me Kovid 19-informon...