More

    𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓Ë𝐓 𝐄 𝐔𝐍𝐓-𝐒Ë 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐔𝐀𝐍 𝐕𝐈𝐙𝐈𝐓Ë 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐎𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐀𝐔𝐓𝐎𝐒𝐓𝐑𝐀𝐃Ë𝐍 𝐊Ë𝐑Ç𝐎𝐕Ë-𝐒𝐓𝐑𝐔𝐆Ë- 𝐎𝐇Ë𝐑

    Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan me sukses vizitën studimore në autostradën në ndërtim e sipër Kërçovë–Strugë-Ohër. Si pjesë e kurrikulës për lëndën ‘Bazat e Inxhinierisë rrugore’, studentët e vitit të dytë në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe në përputhje me nevojat për ushtrime praktike, kaluan një ditë të plotë duke ndjekur për së afërmi pjesën praktike të studimit të tyre, respektivisht ndërtimin i autostradës së re.

    Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, ku studentëve iu është ofruar mundësia e hyrjes në kantierin e ndërtimit, transporti i posaçëm përmes kantierit dhe profesionistëve, inxhinierit kryesor mbikëqyrës, inxhinier mbikëqyrës për objektet e infrastrukturës-urat dhe viaduktet dhe inxhinier mbikëqyrës të trafikut, përgjegjës për spjegim mbi aktivitetet e punës të cilat kryhen në rrugën e autostradës. Gjithashtu studentët vizituan disa viadukte në ndërtim, si dhe një pjesë të rrugës me gërmime të mëdha, tunelin e Presekës dhe një pjesë të aksit me rrugë të asfaltuar, me pajisje të ndërtuara të infrastrukturës.

    Stafi mësimor, i ngarkuar me organizimin e vizitës ishin Prof. Dr. Olivera Petrovska dhe asistent i saj mr. Jovan Hristoski, si mësimdhënës të lëndëve. Në këtë vizitë ishin 13 studentë që vijojnë mësimet në vitin e dytë, në programin studimor të Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit, Fakulteti i Shkencave Teknike.

    Gjatë vizitës, u respektuan të gjitha protokolet shëndetësore në lidhje me Covid-19.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Tualeti i çerdhes “Rinia” në Tetovë, foto e vitit

    Tualeti në foto është projekt i realizuar nga Komuna e Tetovës në çerdhen Rinia në Tetovë njoftoi kryetarja e...

    Philip Reeker vjen në Ohër

    Departamenti Shtetëror i SHBA-ve mbrëmë njoftuan se ushtruesi i detyrës, zëvendës-ndihmë Sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip...

    Një viktimë dhe 4 raste të reja me Kovid-19, në 24 orët e fundit

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3074 teste nga të cilat vetëm katër persona kanë rezultuar pozitiv me...

    Aksident trafiku, rrokulliset kamioni

    Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë në afërsi të Strazhës, me çrrastë një...