More

    12.893 raste aktive, në Gostivar dhe Tetovë vazhdohet mësimi online në arsimin e mesëm

    Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 184.277, numri i pacientëve të shëruar është 165.077, i viktimave 6.307, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 12.893.

    Për shkak të gjendjes me epideminë, Qeveria vendosi në vend se deri në 14 shtator në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar mësimi të zhvillohet onlajn deri më 20 shtator.

    Qeveria në seancën e djeshme të 106-të, pra ka miratuar vendimin që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të realizohet onlajn deri më 20 shtator në vend se deri më datën 14 siç ishte planifikuar më vendimin e mëparshëm.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se vaksinimi zhvillohet pa ndërpre në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ndërsa vijon edhe vaksinimi në terren.

    Sipas të dhënave të fundit, në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren janë vaksinuar gjithsej 761.579 qytetarë. Dozën e parë pardje e kanë marrë 2.728 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 15.424. Në vend janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 636.193 qytetarë.

    Me shifrat e fundit, 54 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 30 për qind e popullatës mbi 18 deri 39 vjeç është vaksinuar me një dozë.

    Qytetarët po vaksinohen pa terminë të caktuar në pikat ekzistuese nëpër vend.

    Fëmijët prej 12 deri në moshën 18 vjeçare vaksinohen në pajtueshmëri me prindin.

    “Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyrë e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të kompletuar parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen gjasat e sëmundjes dhe epilogut fatal nga i njëjti”, theksojnë nga MSH.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...