More

    A do të fillojë nesër viti shkollor apo jo? Flet ministrja Carovska

    Shkollat janë tashmë gati për vitin e ri mësimor që fillon nesër dhe që do të mbahet me prezencë fizike me protokolle shëndetësore.

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dje theksoi se nuk ka diskutime për ndryshim të modelit të mësimit, ndërsa për këtë vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Përjashtim, thotë ajo, është bërë në kërkesën e Shtabit Koordinativ të Tetovës për mësim online në dy javët e para në shkollat e mesme për shkak të gjendjes epidemiologjike.

    “KSI vërtetoi se mund të ketë mësim onlin vetëm për shkak të ngarkesës së spitaleve, dhe jo për shkak të parametrave të tjerë. Kjo tregon se nuk do të diskutohet për ndryshim të modelit në shkollat e mesme, por për fillimin e vitit të ri mësimor”, tha Carovska.

    E pyetur çfarë mendon për mësimin në shkollat e mesme, Carovska theksoi se vendimet për mësim miratohen nga Qeveria në bazë të argumenteve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe jo në bazë të qëndrimeve personale./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...