More

    A do të ndërpritet projekti “TVSH-ja ime”?!


    Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) Sanja Llukarevska si spekulime i vlerëson pohimet se do të shfuqizohet projekti TVSH-ja Ime dhe thekson se përmes kësaj mase deri më tani u janë kthyer mbi tre miliardë denarë rreth 350 mijë shfrytëzuesve.

    “Mendoj se TVSH-ja Ime është një nga projektet më të suksesshme. Ne kemi punuar për të thellësisht dhe e kemi promovuar hap pas hapi dhe do të vazhdojmë ta përmirësojmë. Së bashku do të përcaktojmë të gjitha projeksionet nëse do të ketë hapësirë ​​për të rritur kufirin e rimbursimit dhe do të informojmë publikun në kohën e duhur. Deri më tani kemi rreth 350 mijë shfrytëzues të masës ime TVSH dhe nga fillimi u kemi kthyer më shumë se tre miliardë denarë shfrytëzuesve të masës, andaj i hedh poshtë të gjitha spekulimet se kjo masë do të shfuqizohet”, tha Lukarevska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në DAP së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...