More

    Ahmeti: Duke krijuar vende të reja të punës, unë kam një problem më pak, Zaevi dy më pak

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është duke marrë pjesë në hapjen e një investimi privat në vlerë prej 3 milionë euro – “One Cable” në Saraj.

    Ahmeti tha se si partner i koalicionit përpiqen që të krijojnë kushte për investuesit vendas dhe të huaj.

    “Ne jemi përpjekur si partner të koalicionit që të krijojmë kushte në radhë të parë për investuesit vendas. Ne jemi përpjekur që të krijojmë kushte për investuesit ndërkombëtar, se në këtë vend ka perspektivë”, tha Ahmeti, transmeton TV21.

    Shtoi, se “kemi punuar dhe punojmë që vendi ynë sa më shpejtë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.

    Me këto investime, sipas Ahmetit do të krijohen vende të reja të punës që do t’i mundësojnë atij të kenë një problem më pak, e për kryeministrin Zoran Zaev dy probleme më pak.

    “Me këtë, unë kam një problem më pak, Zoran Zaev dy probleme më pak. Sepse vetëm duke hapur perspektiva dhe vende të reja të punës, mund të ecim përpara”, përfundoi Ahmeti.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...