More

    Ali Ahmeti nga Saraji: Votoni blertë për të vazhduar zhvillimi

    Saraj, 9 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën zgjedhore sot me tubimin në komunën e Sarajit, ku ka kërkuar mbështetjen për rizgjedhjen e Blerim Bexhetit kryetar të kësaj komune dhe përkrahjen për listat e kandidatëve për këshilltarë në komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit.

    Banorëve të Sarajit iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Blerim Bexheti, bartësi I listës së BDI-së për këshilltarë në Qytetin e Shkupit Ardijan Muça dhe bartësi i listës së këshilltarëve për Sarajin, Muhamed Ramadani.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale për Blerim Bexhetin, listat e këshilltarëve në krye me Ardijan Muçën për Qytetin e Shkupit dhe Muhamed Ramadanin për komunën e Sarajit. Ahmeti mes tjerash elaboroi edhe rëndësinë e agjendës së blertë që BDI e plasoi.

    “Ne na duheshte të mendojmë pak më larg dhe një lëvizje misionarësh e veprimtarësh, misionarësh e idealistësh nëse nuk ka projekt për 20 vjet pas se çka dhe ku do të shkojë mendoj se nuk meriton edhe të ekzistojë sepse eksperimente me çështje madhore nuk bëhen. Ne nuk vrapojmë pas gjërave që nuk na pengojnë. Ne hapërojmë drejt vizioneve, drejt të ardhmes që kishim hartuar dhe sigurisht bombën e hodha më 5 Qershor para një viti për kryeministrin shqiptar, bomba e dytë për agjendën e blertë. Ky është një projekt mirë i përpunuar dhe i studiuar, është agjendë e kohës. Ky vend duhet ndërtuar dhe ky është vendi që ne trashëgim do t’ua lëmë pasardhësve tanë, por ama të përparuar dhe me dinjitet dhe unë jam shumë i sigurtë siç e anëtarësuam në NATO, ashtu do ta anëtarësojmë së shpejti edhe në Bashkimin Europian.” – tha mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

    Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka potencuar se pjesëmarrja masive e banorëve të Sarajit në tubimin e sotëm është dëshmi e fitores së sigurtë të Blerim Bexhetin, i cili me punën e tij të dëshmuar deri më tani nuk ka konkurencë dhe që me agjendën e blertë do të vazhdojë rrugën e zhvillimit të Sarajit.

    “Fëmijëve tuaj do tu thoni unë kam qenë shoqërues i Ali Ahmetit, unë i kam qëndruar besnik Ali Ahmetit, unë i kam përfaqësu politikat e Ali Ahmetit sepse pa marrë parasysh të gjitha problemet që mund të na i shkaktojnë i qëndroj stoikisht në përkrahje agjendës kombëtare, agjendës zhvillimore, ndaçit për luftë, ndaçit për kushtetutë, ndaçit për flamur, për univerzitet, për administratë, ndaçit për NATO, për Bashkim Europian apo të gjitha fitoret në 20 vitet e fundit sepse shqiptarët i besuan Ali Ahmetit dhe gjithë duan të jenë pjesë e karrierës, e të bëmave, e të arriturave të rilindasit të fundit të kombit tonë Ali Ahmetit” – u shpreh Grubi në fjalimin e tij.

    Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka numëruar projektet që janë prioritete të mandatit të ardhshëm për vazhdimësinë e proceseve të zhvillimit të të gjitha vendbanimet e Sarajit.

    “Duke qëndruar para jush me gatishmërinë e plotë që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht kërkoj të nderuar qytetarë besimin e juaj nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Ali Ahmetit që të vazhdoj të udhëheq me komunën e Sarajit dhe të jeni të sigurtë, ashtu si ia dolëm këtë mandat, do t’ia dalim edhe mandatin tjetër dhe komuna jonë për çdo ditë, për çdo muaj, për çdo vit do të ketë standarde më të mira, më të avancuara dhe më cilësore” – tha mes tjerash në fjalimin e tij Blerim Bexheti.

    Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Ardijan Muça ka potencuar gatishmërinë e tij maksimale për të vazhduar me kontributin e tij të punës për projektet e agjendës së blertë.

    “Më shumë parqe për fëmijët e mi dhe fëmijë tuaj, më shumë gjelbërim, e më pak mbeturina e deponi në venbanimet tona, infrastrukturë të mirë, jetë të mirë për të gjithë ne. Andaj të gjithë sëbashku më 17 Tetor të rrethojmë numrin 3 dhe të sigurojmë fitoren e Bashkimit Demokratik për Integrim” – tha mes tjerash Ardijan Muça.

    Bartësi i listës së këshilltarëve komunal të BDI-së në komunën e Sarajit  Muhamed Ramadani theksoi se lista për këshilltarë e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Sarajit është e përbërë me kuadro cilësore,  të përgatitura për të qenë në shërbim efikas të nevojave të banorëve të Sarajit.

    “Sigurisht, detyra që kemi marrë është përgjegjësi e madhe dhe jo e lehtë, por me përkushtimin më të madh, seriozitetin dhe potencialin që kemi, ju premtojmë, që ne si anëtarë të Këshillit Komunal do ta arsyetojmë përkrahjen dhe besimin tuaj!” – u shpreh Ramadani.

    Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë fushatën zgjedhore nesër në komunën e Likovës, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë, si dhe në Kumanovë ku do të prezantojë listën e kandidatëve për këshilltarë. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...