More

    AlternAtivA: Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët

    Pas konkursit për artistët e pavarur, të shpallur në dhjetor të vitit 2020, me të cilin artistët kërkojnë të drejtën për mbulimin e harxhimeve për sigurim shëndetësor dhe kontributet e tjera mujore, Ministria e Kulturës ende nuk e ka parë të arsyeshme që edhe pas 5 muajve t’i shpallë këto rezultate në ueb-faqen e ministrisë në mënyre transparente, ashtu siç do të duhej dhe ashtu siç funksionon çdo shtet normal demokratik, por njoftimet për fituesit u janë lëshuar vetëm atyre. Edhe pse kjo nuk është shkelja e vetme, po ia kujtojmë opinionit se, sipas Ligjit për kulturë, këto rezultate është dashur të shpallin në ueb-faqe, pra në mënyrë transparente, qysh më 15 janar të vitit 2021.
    Nga informacionet që kanë arritur deri tek ne, është e çuditshme se si këtë të drejtë e kanë fituar vetëm artistët maqedonas, ndërsa në anën tjetër e kemi një absurd, sepse asnjë artist shqiptar nuk e ka fituar atë. Që gjendja të jetë edhe më kontradiktore, përkundrejt trumpetimit të kësaj qeverie si qytetare, në komisionin në fjalë nuk ka pasur asnjë anëtar shqiptar, gjë që përbën diskriminim të llojit të veçantë.
    Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje ministres së Kulturës, Irena Stefoska, që ta tërheqë këtë vendim dhe komisionin e emëruar në dhjetor të vitit 2020 ta shkarkojë, për të krijuar një komision tjetër me përbërje multietnike. Rishqyrtimi i këtij vendimi do ishte mirëpritur edhe nga artistët, ngase ashtu të gjithë artistet në mënyrë objektive do ta fitonin të drejtën e merituar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shkup: Zjarrfikësit në aksion shpëtimi

    Shkup 16 Qershor 2021 Ekipet zjarrfikëse së bashku me pjestarët e njësiteve policore sot kanë kryer stërvitje dhe kanë simuluar...

    Dështimi i komplotit të Bozhidar Spasiq, rritet përkrahja ndaj Ali Ahmetit!

    Rrëfimi i kryeudbashit serb, Bozhidar Spasiq ka nxjerrë në shesh të palarat e disa politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e...

    Besa përgaditet për fitore në Saraj. Ja kandidati i mundshëm?!

    Partia e Bilal Kasamit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale 2021. Aktivitetet e strukturës partiake tashmë kanë filluar punën...

    Përleshje me armë zjarri në Haraçinë, disa të lënduar dhe të arrestuar

    Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në Haraçinë, ku të plagosur kanë mbetur...