More

    Alternativa nesër vendosë nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

    Partia opozitare “Alternativa” ka caktuar seancën e Kryesisë Qendrore për nesër në ora 18:00, e cila është shtyrë për shkak të tri ditëve zie dhe aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 pasagjerë.

    Anëtari dhe deputeti “Alternativës” Skender Rexhepi deklaroi për MIA-n se nesër në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo mbeten pjesë e bllokut opozitar.

    “Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “për” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi.

    Qëndrimi i tij është, siç tha ai, nëse “Alternativa” vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë para pozitave të pushtetit.

    Kryetari i partisë, Afrim Gashi, javën e kaluar ka takuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, ku është zyrtarizuar propozimi që “Alternativa” të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë.

    Nënshkrues të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ishin edhe deputetët e “Alternativës”, por pasi në seancë nuk erdhi Kastriot Rexhepi nga partia opozitare Lëvizja Besa, kjo tentativë e partive opozitare dështoi. Tani Zoran Zaev po tenton të rrisë shumicën në Kuvend që në vend të 61 deputetëve të jenë 65. Kjo do të mundësonte forcimin e pozitave të mazhorancës dhe Qeveri të qëndrueshme.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...