More

    Arifi kërkon të shtyhet viti shkollor


    Situata në Tetovë vazhdon të jetë e rëndë me virusin korona. Për këtë shkak Shtabi emergjencës i komunës së Tetovës propozon deri tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe tek ministria e Arsimit që në kete qytet mësimi me prani fizike të shtyhet për tre javë.

    “Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, kërkojmë nga ministria e Arsimit dhe Shtabi i krizës pranë qeverisë së RMV, shtyrjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për 3 javë, për të gjitha nivelet e arsimit, atë fillor, të mesëm dhe të lartë. Duke marrë parasysh faktin se kjo gjendje mbizotëron edhe në komunat tjera përreth, apelojmë që edhe komunat tjera të Pollogut ta përkrahin këtë kërkesë, që së bashku të kontribuojmë në reduktimin e rasteve të reja të infektimit”, deklaroi Arifi.

    Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani thotë se Tetova nuk është jetime dhe se do të bëjnë çmos për ta kaluar këtë gjendje.
    “Situata vërtet është në kulminacion. Jemi në kufirin e kapaciteteve të absorbimit spitalor në rajonin e Pollogut, por ju duhet ta dini një gjë që është shumë me rëndësi se Tetova nuk është jetime. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka edhe kapacitete tjera spitalore të cilët ¬çdo ditë absorbohen nga Pollogu, kështu që kemi 150 shtretër në nivel republikan që janë të lirë, që vijë pacientë nga e gjithë Republika edhe unë mendoj se në princip se rëndimi i masave, përveç këtyre që i kemi, nuk do të jetë shumë produktive përpos këtyre që i kemi për zvogëlimin e numrit në spitale”, tha Hasani.

    Kryeministri Zaev tha se nuk ka nevojë për karantinë në Tetovë, ndërsa shtoi se gjendja po përmirësohet.

    “Nuk dua të flas më hollësisht nga ajo që ministri i Shëndetësisë dhe Komisioni e thonë, por unë, si kryeministër që kam për detyrë të monitoroj parametrat, do të thosha se është mirë që ditët e fundit numrat po stabilizohen në Tetovë dhe Gostivar. Kjo do të thotë se forca e virusit po zvogëlohet, masat ndoshta japin rezultate, dhe qytetarët janë më të kujdesshëm”, tha Zaev.

    Në Tetovë numri i viktimave nga Kovid-19gjatë 24 orëve të fundit është pesë, ndërsa 208 kanë kërkuar ndihmë në klinikë. Numri i të hospitalizuarve është 121.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...