More

    Artan Grubi arriti të imponojë emra shqiptarë për rrugët e Shkupit

    Dëshirë e kahmotshme e banorëve të Shkupit ka qenë që rrugët e qytetit dhe rrethinës mos të mbajnë vetëm emra sllavë, por të përfaqësojnë vullnetin e popullatës vendase dhe të emërohen edhe me emra të veprimtarëve të shquar të historisë e kulturës shqiptare.


    Vite me radhë flitet e përflitet por deri më tani vetëm 2-3 rrugë të qytetit janë riemruar me emra personalitetesh shqiptare, kurse shumica e rrugëve vazhdojnë të mbajnë emra sllavë ose  të tjerë. Qysh prej vitit 2005 me ndarjen e re teritoriale tentativat e shumta të eksponentëve politik shqiptarë qoftë lokal apo qendrorë kanë rezultuar pa sukses, derisa pas zgjedhjeve parlamentare 2020 marrëveshja mes partnerëve për formimin e Qeverisë vendosi që në qeverisje të aplikohet parimi i konsenzusit në vendimmarrje dhe emërimi i Zv.Kryeministrit të Parë me kompetenca të mjaftueshme për të zgjedhur çështjet kontestuese mes komuniteteve e sidomos shqiptarëve kundrejt maqedonasve.


    Me emërimin e Artan Grubit në pozicionin e Zv.Kryeministrit të Parë problemet e shqiptarëve nuk u zhdukën, përkundrazi dolën në pah si me pahir, por ajo që bie në sy është se çdo problem që paraqitet, me plot kompetencë dhe me qasje serioze gjen zgjidhjen afatgjate.
    Vlen të përmendet roli dhe vendosja e Artan Grubit kundrejt Kryeministrit Zaev qoftë në organizimin e zyrave, qoftë në udhëheqjen e seancave, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucione, shpërndarjen e administratorëve, por edhe  masat transparente ekonomike si dhe investimet kapitale nëpër vendbanimet shqiptare.
    Së fundmi duket se Artan Grubi ka imponuar që mbi 100 rrugë të Shkupit të mbajnë emra të personaliteteve shqiptare si nga sfera e artit e kulturës, letërsisë e politikës por edhe emra të heronjve kombëtarë dhe martirëve e dëshmorëve.
    Ndër ta vlen të përmenden Naim Frashëri, Çerçiz Topulli, Mithat Frashëri e Asdreni, si dhe Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti e Halil Latifi, pastaj Enver Idrizi, Muhamedali Jashari e dëshmori Imri Elezi dhe të tjerë.


    Me këto rezultate e impakt pozitiv në çështje të rëndësishme për shqiptarët, përzgjedhja e Ali Ahmetit për emërimin e Artan Grubit në detyrën më të rëndësishme në Qeveri, vlersohet të jetë shumë e qëlluar dhe mëse e arsyeshme./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...