More

    ASHPËRSOHET “LUFTA” ZAEV-SEJDINI! Përplasje për menaxhimin e Federatës së Futbollit

    “Jemi gëzuar si për suksesin e Goran Pandevit, ashtu edhe për suksesin e presidentit të Federatës, të trajnerit Igor Angellovski, për të gjithë. Të gjithë kanë meritat e tyre për këtë sukses, unë jam i gëzuar për këtë, por nuk është e shëndetshme për futbollin, nuk është e shëndetshme për tifozët e futbollit, nuk është e shëndetshme edhe për klubet e futbollit…, të ketë reagime të argumentuara se diçka po punohet në kundërshtim me Ligjin. Vetëm kjo është pritja ime”, ka thënë Zaevi

    Xhenur ISENI

    Shkup, 21 maj – Federata e Futbollit të Maqedonisë është e robëruar, siç na ishte shteti i robëruar, në mënyrë jo transparente dhe mënyrë të rreptë të kontrollit përmes milionave të shumta që disponojnë FFM. Tekstualisht menaxhohen dhe blejnë delegatë, nuk është e lirë. Pse, sepse Kuvendi i FFM-së është në kundërshtim me Ligjin për sport. Domethënë diçka kur bëhet jashtë Ligjit, atëherë është problem. Të gjitha Federatat në shtet e respektojnë Ligjin për sport, vetëm FFM nuk e respekton. Ligji për sport thotë se delegatë në Kuvend japin së pari anëtarët e Federatës, klubet. Nuk mundet Shkëndija të mos ketë delegatë, Bellasica të mos ketë delegatë, Akademia Pandev të mos ketë delegatë, ose Shkupi të mos ketë delegatë…, ata duhet të kenë, ata e bëjnë futbollin.

    Kështu në një intervistë për gazetën KOHA, e cila e plotë do të botohet nesër (e shtunë) ka thënë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa ka sulmuar ashpër kreun e FFM-së, Muhamet Sejdini.

    “Aty disa të tjerë kanë delegatë, përmes Lidhjeve Komunale të Futbollit, pastaj Lidhjet komunale të futbollit janë të përfaqësuar me 10-15%, futbolli i femrave është i përfaqësuar me 10%, nuk e di, por dominojmë me mbi 50% vetë klubet futbollistike. Dihet sa për qind të Ligës së parë, sa të Ligës së dytë, sa të Ligës së tretë, ligave komunale… Ligji këtë e parashikon, ai ligj është sjellë në vitin 2018, dhe të gjitha Federatat i kanë adaptuar statutet e tyre, ndërsa FFM këtë nuk e ka bërë! Pse? Sepse, duke shmangur Ligjin përmes Lidhjeve Komunale Futbollistike, vendosin delegatë të tyre, të cilët delegatë e zgjedhin presidentin e tyre. Domethënë Presidenti vendosë delegatë, ndërsa delegatët zgjedhin presidentin e tyre. Kjo nuk është demokraci”, është shprehur Zaevi.

    Unë, ka vijuar më tej ai, dua vetëm sipas ligjit. “Unë jam Zoran Zaevi, i pari maqedonas i pangarkuar etnikisht, nuk kam asnjë rezervë etnike. Vetëm dua ato miliona euro që harxhohen atje, populli të besoj se po harxhohen në mënyrë transparente për futbollin. Tani nuk besojnë, mundet harxhohen, por nuk besojnë, sepse nuk është vendosur në mënyrë transparente organizata ashtu siç duhet të jetë. Për këtë arsye, propozimi im është të organizohen Kuvendet sipas ligjit, siç shkruan Ligji për sport, dhe ligji duhet të respektohet nga të gjithë. Nëse vendosen organet siç duhet, e kjo është Kuvendi i FFM-së, ata do të zgjedhin bordin e tyre ekzekutiv, president të tyre, zëvendëspresident, kushdo që të jetë, për hair i qoftë. E jona është që mos të përzihem atje aspak, por për shkak se qartë kam treguar qëndrimin se jam kundër secilit që nuk respekton ligjin, ashtu jam kundër edhe këtu”, thotë Zaevi në intervistë për KOHA.

    Unë, thotë kryeministri,  i kam pritur njerëzit me presidentin e FFM-së në kufirin me Kosovën, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

    “Jemi gëzuar si për suksesin e Goran Pandevit, ashtu edhe për suksesin e presidentit të Federatës, të trajnerit Igor Angellovski, për të gjithë. Të gjithë kanë meritat e tyre për këtë sukses, unë jam i gëzuar për këtë, por nuk është e shëndetshme për futbollin, nuk është e shëndetshme për tifozët e futbollit, nuk është e shëndetshme edhe për klubet e futbollit…, të ketë reagime të argumentuara se diçka po punohet në kundërshtim me Ligjin. Vetëm kjo është pritja ime. Dhe tani, z.Sejdini, jam takuar me të dhe kam biseduar, kanë kaluar disa muaj, ka qëndrime të tij për këto çështje. Unë jam kryetar i Qeverisë dhe jam garantues për zbatimin e ligjeve gjithashtu në shtet, nga unë klubet futbollistike kanë kërkuar reagim. Agjencia për Rini dhe Sport jep vauçere milionëshe atyre klubeve të futbollit, këto janë para të qytetarëve, të gjithë duan të jetë sipas ligjit, vetëm kjo. Unë besoj se do të zgjidhet çështja sipas ligjit, dhe për këtë me shumë mundësi ka reaguar Sejdini ndaj trupit tonë të punës, por kjo Federatë është e Maqedonisë, e të gjithëve. Qeveria vetëm dëshiron të ndihmojë, t’ju gjendet lojtarëve, stafit, të gjithëve. Për herë të parë luajmë në një Kampionat Evropian të Futbollit”, thotë kryeministri Zaev.

    Megjithatë, të shumta janë sukseset e Federatës së Futbollit të Maqedonisë nën kryesimin e Muhamedt Sejdini si kryetar i saj. Këtë vit, Maqedonia arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian, ndërsa nuk kanë munguar investimet në shumë stadiume në vend. Bashkëpunimi i FFM-së me organizatat ndërkombëtare të Futbollit siç është FIFA dhe UEFA, janë konsideruar në nivel shumë të mirë. Megjithatë, kualifikimi i tre ekipeve, thënë kushtimisht, shqiptare në kompeticione evropiane, si dhe mbajtja e tre vendeve të para pikërisht nga tre ekipet shqiptare në Kampionatin vendor, ka rrit reagimet e palës tjetër kundër Sejdinit. Edhe futbollistë të vet Kombëtares së Maqedonisë janë shprehur kundër menaxhimit të FFM-së nga Sejdini, megjithëse nuk kanë dhënë argumente të shëndosha.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim

    Vendi ynë është goditur nga rryma të nxehta afrikane çka pritet të sjellin rritje të temperaturave. Ditën e nesërme po...

    Avokati i Popullit reagon për ndërprerjen e lëshimit të dokumenteve personale

    Avokati i popullit shpreh brengosje në lidhje me ndërprerjen e sërishme të lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaportë, patentë shoferi...

    Mbahet Forumi i parë ekonomik në Shkup, pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varheji

    Sot në Shkup po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Në forum fjalim kishte edhe kryeministri Zoran Zaev. Mes pjesëmarrësve...

    ASH: Ura e Llokës simbol i dështimeve dhe mashtrimeve të komunës së Sarajit

    Ura e Llokës është bërë simbol i dështimeve dhe mashtrimeve e të gjitha pushteteve lokale e qendrore. Shefi i Shtabit...