More

    Asnjë sportist shqiptar ndër më të mirët të zgjedhur nga Qyteti i Shkupit


    Nënkampioni olimpik në taekvondo, Dejan Georgievski është zgjedhur sportisti më i mirë i Qytetit të Shkupit, pasi që fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të mbajtura këtë verë në Tokio.

    Por në mesin e të përzgjedhurëve në kategoritë e sportistëve senior dhe të rinjve nuk ka asnjë sportist shqiptar.

    Ky reagim në INA ka ardhur nga sporist shkupjan që thonë se ka në mesin e tyre që kanë arritur suksese.

    “Ju lutem shkruani se çfarë po ndodhë dhe si po diskriminohen sportistët shqiptarë. Kemi sportistë të suksesshëm edhe ne në atletikë, sporte luftarake, futboll me Shkupin,etj”, shkruan një sportist shkupjan që lutet të mbetet anonim.

    Në kategorinë e sportistëve më të suksesshëm në kategorinë seniore ishin: mundësi Mogamed Nurov, kikboksierja Viktorija Varadinova, kikboksieri Boban Ilioski, karateistët Petar dhe Simona Zaborski, maratonisti Dario Ivanovski, notarja Aripova Filipona Filipona.

    10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve: Stefan Stojanovic (karate), Stole Smilkovski (karate), Marija Spirovska (mundje), Meri Akievska (fitnes), Mia Todorovska (kik boks), Kalin Ivanovski (tenis), Mia Blazevska- Eminova (not) ), Antonija Belazelkoska (karate), Mila Mladenovska (karate) Aleksandra Simeva (tenis).

    Siç pritej, trajneri më i mirë u shpall Borçe Kostovski nga taekwondo-ja Butel dhe është trajner i Dejan Gergievskit. I huaji më i mirë që luan për ekipin e Shkupit është hendbollisti i Vardarit, Ante Gadza, ndërsa Andrej Stojanovski dhe Stoilko Stoicev janë sportistët më të suksesshëm në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Sportisti më i ri premtues – kadet lështë tenisti Amar Huseyinoviç.

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se i gëzohet sukseseve sportive.

    ” Në këtë vit që ishte i vështirë për të gjithë ne patëm rastin t’i gëzohemi sukseseve sportive. Sporti më së miri promovohet nga Qyteti i Shkupit dhe Republika e Maqedonisë dhe prandaj duhet të përkrahet në vazhdimësi. Këtë e ka bërë qyteti deri më tani dhe do ta bëjë më intensivisht në të ardhmen. Në emër të Qytetit të Shkupit, në emër të këshilltarëve dhe në emrin tim personal, dua t’ju përgëzoj për suksesin tuaj. Shpresoj se do të na bëni të lumtur edhe për shumë vite – tha Arsovska.(INA)

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...