More

    Atletico Madridi mposhtet nga Athletic Bilbao


    Atletico Madridi ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Athletic Bilbao në xhiron e 33 të La Ligas. Skuadra e Diego Simeones është mposhtur me rezultat 2-1 duke bërë një hap të madh fals në luftën për titull. “Los Cholchoneros” u gjenden ne disavantazh pas vetëm tetë minutave lojë kur realizoi Berenguer dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Atletico ia doli që ta barazojë rezultatin në 1-1 me golin e Savic, por vetëm katër minuta para mbylljes së takimit vendasit e rikthyen avantazhin me anë të golit të Martinez dhe siguruar kështu tri pikë shumë të rëndësishme. Tashmë Atletico Madridi ka 73 pikë ne vendin e parë me vetëm dy pikë më tepër se Real Madridi dhe Barcelona, por katalanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Lexo me shume: https://rtv21.tv/atletico-madridi-mposhtet-nga-athletic-bilbao/
    © RTV21.tv

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ja cila do të jetë cripto-valuta e së ardhmes

    Kriptomonedha XRP ose Ripple ka qenë në tregun e kripto-valutave prej vitit 2012, aq kohë sa të ketë fituar...

    BFI: Prej nesër falen edhe teravitë

    Të nderuar besimtarë! Me kënaqësi informojmë se pas vendimit të sjellë nga Qeveria e RMV për shkurtimin e orës...

    Qeveria me vendim të ri rreth orës policore

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës sipas të cilit ora policore do të...

    Sonte gjysmëfinalja e Champions League

    Një përballje historike do të jetë ajo mes Manchester City dhe PSG në gjysmëfinalen e kthimit të Champions legue....