More

    BANKA QENDRORE E NORVEGJISË DO TË TESTOJË TEKNOLOGJINË E MONEDHËS DIXHITALE


    Banka Qendrore e Norvegjisë njoftoi se do të testojë zgjidhje teknike për monedhën dixhitale (CBDC).

    Në njoftimin e bankës thuhet se pas një hulumtimi katër vjeçar, Banka Qendrore e Norvegjisë në dy vitet e ardhshme do të testojë zgjidhje të ndryshme teknike për CBDC.

    Kreu i Bankës Qendrore të Norvegjisë, Oeystein Olsen tha se monedha dixhitale mund të mundësojë një sërë karakteristikash në pagesa. “Për të vendosur vallë nëse është e përshtatshme të krijojmë monedhë dixhitale na duhen informacione shtesë”, theksoi ai.

    Shumë banka qendrore në mbarë botën janë në hulumtim nëse vallë duhet të lëshojnë në treg versionet dixhitale të monedhave kombëtare ndërsa sipas Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS), në botë të paktën 52 vende janë duke bërë punime në këtë drejtim.

    Ekspertët theksojnë se Kina është përpara vendeve të tjera për krijimin e monedhave dixhitale.

    Banka Qendrore Evropiane në mes të këtij viti pritet të vendosë nëse do të fillojnë projekt zyrtar për euron dixhitale.

    Ndërkohë, Bahamet, ishte banka e parë qendrore që kishte prezantuar monedhën dixhitale në vitin 2020, monedhën “Sand Dollar”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni: Incident i armatosur, plagoset një person

    Një person nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës...

    Rexhepi: Koridori 8 ëndërr 160 vjeçare

    Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në TVM2 në emisionin Ritmi i ditës shpjegoi për koridorin e 8...

    Juristja Lindita Neziri-Ceka, doktoron në shkencat e drejtësisë

    Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, para komisionit nën mentorimin e prof. dr. Abdulla Azizi, juristja Lindita...

    Ahmeti: Marrëveshja e Prespës si ajo e Ohrit

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, ka theksuar se qytetarët e...