More

    BARCELONA MPOSHT PAS PENALLTIVE REAL SOCIEDAD-IN


    Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës, teksa ka mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Real Sociedadin, pas kohës së rregullt që u mbyll në barazim 1-1, njofton Insajderi.

    Skuadra e Koeman kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Frenki De Jong, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Grizmann në minutën e 39-të, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

    Që në fillim të pjesës së dytë, Sociedad u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51-të me Oyarzabal që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj, ndeshja u bë akoma më e bukur, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste për shënim, por pa sukses.

    Rezultati nuk ndryshoi as pas kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Aty portieri i Barcelonës Ter Stegen bëri heroin, duke mbrojtur dy gjuajtje të Sociedad-it, ndërsa një u përplas në shtyllë. Barcelona kualifikohet kështu në finalen e Superkupës, ku do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Atletic Bilbao.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Delegacion i ‘El Hilal’ takim me kreun e qytetit të Shkupit

    Një delegacion i El Hilalit i përbërë nga Behixhudin Shehapi, kryetar, Talat Sadiku, nënkryetar dhe Ali Sadiku, sekretar u...

    Gjermania i dha lamtumirën Angela Merkel me gjashtë minuta duartrokitje të vazhdueshme

    Gjermania i dha lamtumirën Angela Merkel me gjashtë minuta duartrokitje të vazhdueshme. Gjermanët e zgjodhën atë për t’i udhëhequr, dhe...

    726 raste të reja, 368 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga KOVID-19

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3 144 testime ndërsa janë regjistruar 726...

    Boban Iliq përfundimisht hyn në burg

    Boban Iliq përfundimisht hyn në burg. Siç bëri me dije për TV SHENJA zëvendës drejtori i burgut të Kumanovës...