More

    Befason prokurorja: Në vend ngjarje kemi gjetur 44 trupa të pajetë, i lënduari na ka thënë se ka shpëtuar 8 persona, hetojmë për një udhëtarë!

    Në paraqitjen para mediave të prokurorëve bullgarë, është dhënë një variant i padëgjuar deri më tani për aksidentin tragjik në Bullgari.

    Prokurorja tha se në vendngjarje kanë numëruar 44 trupa të pajetë, ndërkaq një i mbijetuar i ri u ka deklaruar se ka shpëtuar 8 persona, ndërkaq në autobus kanë qenë 52 udhëtarë.

    “Shqyrtohet mundësia që një nga udhëtarët të ketë zbritur dhe ka hipur në autobus tjetër në bazë të listët se në autobus ka pasur 52 udhëtarë”, tha prokurorja, transmeton TV21.

    Ajo është përlotur gjatë paraqitjes para mediave, pasi informacionin se janë shpëtuar 8 persona e ka marrë nga i mbijetuari i moshës së re, siç tha ajo, të moshës së njëjtë me të birin e saj.

    “Unë i thash atij ti je hero, sepse ke arritur të shpëtosh 7 persona. Ai më tha, jo, unë kam shpëtuar 8 persona. Tani u krijua dyshimi se ku është edhe një person”, tha ajo./TV21

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...