More

    Belkis Latifi nga Radusha fitues i episodit të nëntë të “Detektivit”

    Edhe episodi i nëntë i Detektivit ka qenë tejet sfidues dhe interesant.

    Kjo po vazhdon të dëshmohet që nga episodi i parë duke qenë se edhe sivjet është rikthyer në një nga programet më të shikuara në të gjitha kanalet e platformat televizive.

    Në garë mbrëmjen e djeshme (e enjte) ishin: Belkis Latifi, 26 vjeçari nga Shkupi me profesion jurist, Ardian Berisha, 30 vjeçari nga Prishtina me profesion kuzhinier dhe Arbnor Gagica po ashtu nga kryeqyteti i Kosovës me profesion agjent i shitjes.

    Të tre garuesit u përfshinë në ngjarje të ndryshme e të vështira në zbardhjen e rasteve, por që në fund vetëm njëri prej tyre doli të jetë fitues për të vazhduar më tej në çerekfinale.

    Dhe fatlumi i kësaj nate ishte juristi nga Maqedonia, të cilin siç theksuam do e shihni në fazat e mëtutjeshme të kuizit.Ndërkaq, nata finale e këtij emisioni do të jetë nga mesi i muajit shtator me fituesin kryesor të një ‘Renault Clio’.

    Detektivin gjithashtu mund ta shikoni nga e hëna në të premten me fillim nga ora 22:15 në RTV Dukagjini.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...