More

    Benzema arrin shifrën e 300 golave me Real Madridin

    Sulmuesi francez, Karim Benzema ka arritur tashmë shifrën e 300 golave të shënuar me fanellën e Real Madridit.

    Real Madridi e mbylli me epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Valencias në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

    Goli i vetëm për Los Blancos në këtë pjesë u shënua nga Benzema, i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 44-të.

    Ky gol i Benzemas ishte jubilar, pasi francezi tashmë ka shkuar në kuotën e 300 golave nga 584 ndeshje me fanellën e Real Madridit në të gjitha garat.

    Me këtë shifër, ylli francez tashmë bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori të klubit mbretëror.

    Para Benzemas në listën e golashënuesve gjenden Cristiano Ronaldo i pari me 450 gola, Raul Gonzalez i dyti me 323 gola dhe Alfredo di Stefano i treti me 303 gola.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...