More

    Bill Gates ndahet nga gruaja pas 27 vitesh


    Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.

    Gates përmend edhe tre fëmijët e tij, teksa thotë se si çift kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore.

    Ata kanë kërkuar për privatësi për familjen e tyre, derisa fillojnë jetën e re.

    “Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’ua mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm. Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë për hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa fillojmë jetën e re”, shkruhet në letër.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Digjen pyjet në Kopanicë

    Mbrëmjen e sotme flakët kanë kapluar pyjet e fshatit Kopanicë të komunës së Sarajit, njofton gazeta Lajm. Nga fotot e...

    Zjarr në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave (FOTO)

    Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore. Zjarri ka marrë përmasa të...

    Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale më 6 gusht

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale më 6 gusht, të cilat do të mbahen në...

    FOLK FEST TRAZOI ATMOSFEREN E SHKUPIT

    Ditet qe lam pas Shkupin e kaploi nje atmosfere ndryshe, nje atmosfere festive e cila na kishte munguar koheve...