More

    Bllokohet Kanali i Suezit, rrezikohet tregëtia botërore?!


    Trafiku detar mes Europës dhe Azisë ka ngecur prej dy ditësh dhe e gjithë bota po mban sytë… Kanali i Suezit që ndan Afrikën nga Azia dhe që lidh disa kontinente mes tyre për tregti, është bllokuar prej dy ditësh si pasojë e një anije të kthyer skiç.

    Pamjet satelitore mbi Detin e Kuq tregojnë anijet që presin për të kaluar në Kanalin e Suezit të bllokuar nga një anije gjigante.

    Rreth 200 anije janë në pritje që të zhbllokohet rruga, pasi anija “Ever Givrn”, një anije kontejnerësh ngeci, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e fortë.

    Nga pamjet satelitore shihet edhe anija “Ever Given”, e cila ka ngecur në pozicion diagonal dhe ndodhet aty që prej tre ditësh.

    Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dyja anët.

    Kujtojmë se në Kanalin e Suezit, ndër të tjera, kalojnë anije që transportojnë naftë dhe derivate të tjera, hallkë kyçe këto për ekonominë.

    Ekspertët thonë se rreth 10% e mallrave në nivel global, kalojnë përmes këtij kanali, duke e kthyer këtë të fundit si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

    Gërmuesit dhe një mjet zhytës po përpiqen të gërmojnë në të dy skajet e anijes në mënyrë që ta zhvendosin atë duke lejuar anijet e tjera të kalojnë. Nuk dihet ende se deri kur do të zgjasë ky bllokim që do të kushtojë shumë.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Aksion i natës në Çairçanja

    E fundit: Drejt për drejt nga Çairçanja: Muri prej betoni në Çair do të vazhdohet së paku deri te qebaptorja...

    Komuna e Zhelinës intensivisht punon në përmirsimin e kushteve për zhvillim të turizmit në Liqenin Kozjak

    Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së RMV sot kanë organizuar aksion për mbjelljen e fidaneve...

    24 viktima dhe 323 të infektuar me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.928 testime të realizuara 323 persona kanë rezultuar...

    Qeveria e Kosovës: Nuk mund të jemi garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së

    Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase...